• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Simptomat mund të jenë të ngjashme, por ka disa diferenca/ Ja se si mund të dallohet gripi i zakonshëm nga Covid-19

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Simptomat mund të jenë të ngjashme, por ka disa diferenca/ Ja se si mund të dallohet gripi i zakonshëm nga Covid-19

1997 --- Woman about to sneeze --- Image by © Michael Keller/CORBIS

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Si mund të dallohet Covid-19 nga viruset dhe gripi i zakonshëm sezonal?

Simptomat e para për të dyja rastet mund të jenë të ngjashme.

“Gama e simptomave të gripit përfshin probleme me frymëmarrjen, rrufë në hundë, dhembje të fytit, ose dhembje e trupit dhe më pas temperaturë”, shpjegon virologu italian në Universitetin e Milanos, Fabrizio Pregliasco, shkruan “La Stampa”.

“Në rastin e Covid-19, mund të ndodhë që pas një faze fillestare krejtësisht të ngjashme, të shfaqet një sindromë respiratore shumë e fortë e lidhur me pneumoni intersticiale bilaterale. Simptomat janë vështirësi në frymëmarrje (dispnea), frymëmarrja dhe një rritje e rrahjeve të zemrës. Kjo ndodh në 20% të rasteve, nga të cilat 5% ose pak më shumë paraqesin kushte klinike të tilla që kërkojnë shtrimin në spital nën kujdesin intensiv me nevojën e ndihmës ventiluese për disa ditë, për të ndihmuar në procesin e frymëmarrjes”.

Gripi sezonal vazhdon, edhe kur nuk shfaqen komplikime, në 5-7 ditë. Sipas virologut, në rastin e koronavirusit të ri ecuria e tij mund të vijojë dhe të përkeqësohet pas dy-tre javësh, edhe duke pasur një fillim të butë.

Instituti i Shëndetit në Itali publikoi më 6 mars analizën e të dhënave të 155 pacientëve italianë që vdiqën dhe ishin pozitivë me Covid-19: simptomat më të zakonshme të fillimit janë temperatura dhe dispnea (vështirësi në frymëmarrje), që përkatësisht shqetësojnë 86% dhe 82% të çështjeve të ekzaminuara; ndërsa më pak të zakonshme janë simptomat gastrointestinale (diarre) dhe hemoptiza, emetimi i gjakut nga trakti respirator, për shembull me kollë. “Këto të dhëna sugjerojnë se personat që kanë vetëm temperaturë është e mjaftueshme të paralajmërojnë mjekun e familjes, ndërsa qëndrojnë në shtëpi”, -shpjegoi Silvio Brusaferro, president i ISS-së.

“Ndërsa, kur bëhet fjalë për të dyja simptomat të ndërthurura duhet të njoftohet urgjenca. Në çdo rast, duhet kujtuar se nuk duhet shkuar pa u konsultuar më parë në Urgjencë, për të evituar rrezikimin e stafit mjekësor dhe të pacientëve të tjerë. Në këto ditë domethënëse, është e domosdoshme ndjekja e të gjitha normave të parandalimit, për të ngadalësuar sa më shumë të jetë e mundur epideminë dhe për të mbrojtur njerëzit më të dobët. Masat individuale të limitimit të kontakteve sociale janë tepër thelbësore, për të ngadalësuar virusin”.

Dobësimi i efikasitetit pulmonar dhe vështirësia e frymëmarrjes janë më të shpeshta për Covid-19. Virusi sulmon rrugët e thella të frymëmarrjes dhe mukozat e tjera, si konjunktiviti, i cili është shumë i përhapur, por jo gjithnjë i pranishëm.

Më të rrezikuarit për t’u prekur si nga viruset sezonale po ashtu dhe nga koronavirusi janë personat mbi 65 vjeç, që kanë imunitet të dobët, me probleme në frymëmarrje dhe ato kardiake. Rasti më tipik është Italia, ku numri më i madh i të prekurve është mbi 80 vjeç, ndërsa në Kinë, nga ku dhe u përhap epidemia, mosha e prekjes varijon.

Sipas virologut Pregliasco, për gripin stinor mund të vaksinohesh, sepse ekzistojnë të tilla, ndërsa, për Covid-19 nuk ka asnjë vaksinë dhe trajtimi momental është thjesht mbështetës, me medikamente antivirale ose trajtime specifike.

Modaliteti i përhapjes së transmetimit njeri-njeri si i gripit si i koronavirusit është i njëjtë. “Në rrugë ajrore, përmes pështymës, nga lëshimi i sekrecioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes prej kollës dhe teshtitjes, nga kontakti i drejtpërdrejtë i afërsisë, me shtrëngim duarsh, si dhe duke prekur me duart e ndotura mukozën e gojës, hundën dhe sytë, po ashtu dhe nëpërmjet feçes, siç shpjegon Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve Kirurgë në Itali, në librin “online”, “Covid-19, sëmundja nga koronavirusi i ri Sars-Cov-2”.

Pas

Koronavirusi/ “Situata mund të dalë jashtë kontrollit” Presidenti Meta bën kërkesë qeverisë…

Para

Koronavirusi/ Nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja 22 vjeçe që sapo ishte kthyer nga Italia

Para
U gjet dje e mbytur në Fier, policia identifikon gruan

Koronavirusi/ Nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja 22 vjeçe që sapo ishte kthyer nga Italia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

nga Fast News
18:00 | 23/11/2025
0

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

nga Fast News
17:30 | 23/11/2025
0

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

nga Fast News
17:00 | 23/11/2025
0

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

nga Fast News
16:12 | 23/11/2025
0

Recent News

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

18:00 | 23/11/2025
Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

17:30 | 23/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar