Në një konferencë tjetër, pas asaj të mbajtur në mëngjes ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi një urdhër të ri të ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.
Kështu, bëhet me dije se nga dita e sotme do të anulohen të gjitha operacionet kirurgjikale të planifikuara më parë.
“Urdhër i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- sqaroi ministrja Manastirliu.
Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria ka tashmë një “personel të mirëtrajnuar” për t’u përballur me këtë virus.
Kemi pasur kohë për të bërë trajnime sipas protokolleve të OBSH-së. Ju them të keni besim tek personeli ynë shëndetësor. Nuk është hera e parë që përballemi me këto situata”,- përmbylli ajo në fund.