Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së qeverisë për koronavirusin, se të gjithë personat e ardhur nga Italia që i përkasin zonave më të prekura atje, që cilësohen ndryshe edhe si ‘zona e kuqe’ duhet të vetëkarantinohen, ndryshe do të përballen me ligjin.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu shtoi se është vendosur që do të ndalohet dhe eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Ndër të tjera ajo shtoi se të afërmit e personave të sëmurë nuk do të lejohen të futen nëpër spitale.
“Vetëkarantinim e detyruar për ata persona që vijnë nga zona e kuqe. Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm me ligj. Po ashtu kemi marrë vendimin për ndalimin e eskportit të barnave dhe paisjeve mjekësore. Transporti i tyre do të kryhet me një udhër të posaçëm. Në ambientet e shërbimeve të urgjecës mjekësore ndalohet hyrja e familjarëve. Në ambientetet e shërbimit spitalor ndalohet hyrja e shoqëruesve, vetëm në raste të veçanta kur do të ketë një urdhër. Këtë vendim ne e kemi marrë për situatën e koronavirusit. 400 milionë lekë që vijnë për mbështjen e situatës për koronavirusin, do të shkojnë për rritjen e sotkut të paisjeve personale. Një ndër pikat më të rëndësishme te punës tonë, ka qenë marrja e masave për mbrojtjen e personelit , do ju sigurojmë ata që janë të mbrojtur”, deklaroi ministrja.