Pasi shumë veta e kanë diskutuar së fundmi si një veprim që do të parandalonte hyrjen apo përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka thënë se mbyllja e kufinjve kundërshtohet me forcë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ai shton se kjo është një masë shumë drastike e cila përdoret vetëm në raste shumë specifike që vendi ynë aktualisht nuk i ka.
“Në gjithë vendet ku ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja dhe administrimi i këtij fenomeni kërcënues është më i mirë. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. E them këtë se në mënyrë të vazhdueshme është predikuar nga burime të pacertifikuara që nuk kanë asnjë kompetencë për këshilltarin apo sugjeruesin se duheshin dhe duhen mbyllur kufijtë dhe sic tregojnë eksperiencat e vendeve mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdoruar pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike të lidhur me të dhëna shumë specifike që vendi sot nuk i ka”, deklaroi Rama.