Kryeministri Rama, disa ditë më parë që nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të deklarojnë pasurinë. Por, nëse nuk do e deklarojnë emri i tyre do të përmendet nga vajza e OFL-së.
Ndërkaq, duke i ofenduar kryeministri Rama i quajti skllevër të ullinjve dhe mandarinave. Mes të tjerave, Rama theksoi se të gjithë emigrantët nëse nuk duan të ndëshkohen nga qeveria, duhet të deklarojnë të ardhurat nga puna në të zezë që kanë mbledhur gjatë gjithë këtyre viteve në emigracion, jashtë Shqipërisë aty ku nuk ekziston as mundësia minimale për të gjetur një punë e jo më për të mbledhur të ardhura mënjanë.
Ndërsa, kjo thirrje e kryeministrit të Shqipërisë nuk i mirëprit nga emigrantët por jo vetëm. Një emigrante shqiptare që jeton në Amerikë i është kthyer kryeministrit Rama duke e cilësuar si gjakpirës.
Ajo shprehet se paratë e tyre nuk do t’i shohin kurrë e se ato janë bërë me djersë dhe i takojnë vetëm vendit ku kanë punuar. Ndër të tjera ajo thotë se nuk mund të deklarojë të ardhura në një vend që nuk trajtohet njësoj, si i pasuri ashtu dhe i varfëri.