• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dy zëra amerikanë zyrtarë në Tiranë, njëri lexon shpejt e tjetri ngadalë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dy zëra amerikanë zyrtarë në Tiranë, njëri lexon shpejt e tjetri ngadalë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku

Dy zëra amerikanë në Tiranë, të dy zyrtarë, të dy me epror Departamentin e Shtetit, por nuk japin të njëjtat nuance, qoftë të transparencës apo mbështetjes. Ambasada Amerikane dhe Zëri Amerikës. Qëllon ta kenë lexuar me vonesë njëri-tjetrin, apo shfaqin maturi në kohë të ndryshme?! Ka pasur dhe më herët Ambasada Amerikane dhe raporte të Departamentit të Shtetit, lexime jo fort të ngjashme. Ndoshta diplomacia i ka këto. Konfidencialiteti dhe transparenca, nuk përkojnë në harmoni mes Zërit të Amerikës dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.



E nuk ka vend për të përpëlitur qepallat nga habia, kur burimi epror dhe financues për të dy institucionet, diplomatike dhe mediatike, është Departamenti i Shtetit, ku besohet se editimi i qëndrimeve, nuk është binjak me drejtëzat e kihta. Ambasada amerikane në Tiranë dhe Zëri i Amerikës, nuk është se kanë dalluar të jenë në një mendje për shumë zhvillime. Sigurisht media ka fokus transparencën dhe diplomatët janë disi më të përmbajtur, pavarësisht se Ambasada, shpesh e më shpesh i ka krehur bishtin qeverisë “Rama”, me gjithë rrëmetet e saj të harbimit ligjor dhe grabitjes së pronës e të drejtës publike.

Nga Uithërs, Arvizu, Lu dhe tashmë Kim, nuk shihet të ketë ndryshim qëndrimi, palë me qeverinë, fërkues me opozitën. Në mungesë të urdhëruar të Gjykatës Kushtetuese, kemi një kërkesë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, drejtuar Komisionit të Venecias për interpretim të vendimeve të marra nga qeveria, mazhoranca, saktësisht nga Edi Rama, bashkërisht me vartësit e tij të Reformës së Re në Drejtësi, si dhe nga Presidenca. Nuk është hera e parë. Kjo kishte të bënte më një përpjekje masakruese për kapjen e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Venecia dërgon draftin e opinionit të saj, ku gjithëherë nuk ka pasur ndryshime radikale nga ai përfundimtar. Në këtë vendim Komisioni të dërguar prej tyre, nuk është rrjedhje informacioni, por ështrë vënie në dijeni se kështu do jetë dhe fundi. Qartësisht dallim nga herë të tjera, ku kanë qenë as mish as peshk, ata theksojnë për përplasjet Presidencë-Parlament, se shumë vendime të mazhorancës janë antikushtetuese. Komisioni thekson teprimet ligjore te institucionit të drejtuar nga Dvorani dhe mazhoranca, në kapërcim të kompetencave Kushtetuese.

Vendimi në gjithë këtë përballje, nuk anon nga shumica qeverisëse dhe kjo sigurisht mërzit kryeKÇKistin Rama. Por ajo çka është disi jo fort e qartë, ka të bëjë me qëndrimin e Ambasadës Amerikane. Ajo shpreh mendimin se duhet ruajtur konfidencialiteti, duke lënë kontekstin, se duhet heshtur derisa të dalë qëndrimi final. Zëri Amerikës, në përmbushje të detyrës sjell këtë draft që ndonëse konfidencial, qëndrimet i ka institucionale. Ambasada ndër të tjera thotë në faqen e saj zyrtare se “Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit, deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës, derisa opinioni të finalizohet…”

Ndërsa Zëri i Amerikës në edicionin infomues, bën me dije draftin dhe përmbajtjen e tij. VOA thotë se “ Zëri i Amerikës, ka parë dokumentin konfidencial, që u është dorëzuar palëve të interesuara në Shqipëri. Dokumenti është projekt dhe nuk përbën opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Në bazë të opinionit paraprak të ekspertëve ligjorë të Venecias, çështja e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është një proces tejet i komplikuar, për të cilin ka interpretime të ndryshme. Sipas Komisionit të Venecias, mënyra se si është vepruar, ka krijuar “një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç atij të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Pavarësisht qëndrimeve dhe kohës së shprehjes, vendimi i Komisionit ka përcaktuar se cila palë është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Por dy zërat amerikanë në Tiranë të dy zyrtarë me një epror të përbashkët, qëllon ndoshta për shkak të demokracisë së brendshme, apo mjaltimit periferik të njërës palë, të mos konvergojnë fort në të njëjtën linjë. Njëri lexon shpejt e tjetri ngadalë, apo njëri sheh larg e tjetri afër..?? madje duket se sheh më afër, zëri më i largët.

Pas

“Nuk shkoj se më kapin” Ermal Mamaqi tregon arsyen pse koronavirusi nuk ka ardhur në Shqipëri

Para

Venecia mbështeti Metën/ Vjen reagimi i parë nga PS: Mund të kemi bërë dhe ndonjë gabim me gjyqtarët

Para
Venecia mbështeti Metën/ Vjen reagimi i parë nga PS: Mund të kemi bërë dhe ndonjë gabim me gjyqtarët

Venecia mbështeti Metën/ Vjen reagimi i parë nga PS: Mund të kemi bërë dhe ndonjë gabim me gjyqtarët

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar