Ditën e sotme në vendin tonë do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku si për pasojë do të ketë mot të vranët në të gjithë territorin.
Ndërsa pasdite këto vranësira do të bëhen më të intensifikuara dhe do të ketë reshje.
Zonat malore do të pushtohen nga reshjet e dëborës.
Kurse ditën e nesërme, e diela do të jetë me kthjellime.
Reshjet e shiut do të kthehen pasditen e së hënës.
Meteoalb bën parashikimin ku sipas tij thuhet se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.