Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar se çfarë do të ndodhë, nëse konfirmohen raste me koronavirus në Shqipëri.
Ai tha se mjekët do të detyrohen që të rrinë veshur 12 orë dhe se ata nuk do lejohen të shkojnë as në tualet dhe se do detyrohen të vendosin panolino.
“Ju thatë kushtet e punës në Kinë. Ne kemi parashikuar që nëse ndodh personeli mjekësor 12 orë do rrijë i veshur dhe do vendosi panolino nuk do shkojë dot në banjo. Po 12 orë si do bësh”, tha ai.
Sipas tij, koronavirusi nuk ka hyrë ende në Shqipëri, për disa motive, pasi nëse do kishte hyrë atëherë nuk do të ishte e mundur kontrolli i përhapjes së tij.
“Unë mendoj se nuk ka ardhur në Shqipëri koronavirusi për disa motive. Po hyri virusi përcjelljen nga personi tek personi dhe nuk e komandon do të më e kjo do të shfaqej tek personat, gjë e cila nuk është shfaqur. 50 personave u janë bërë analizat dhe janë negativë dhe rezultojnë se kanë gripin A dhe B dhe kemi skeduar 726 persona përmes 127, që telefonojnë. Një që ka temperaturë dhe dhimbje fyti nuk ka urgjencë, ka kohë që ta vlerësosh mirë. Shumica e mostrave për analizat janë marrë në shtëpi”, tha ai.
Deri më tani, ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga të gjitha testet e bëra, nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.