• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dita juaj më afër nga sa mendoni/ Rama: Mezi pres të vihem dhe vetë përballë OFL

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Rama me tone të ashpra në grupin e PS: Po vazhuam kështu, dijeni se do e humbasim pushtetin

Edi Rama, Kryeministër

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U miratua pasditen e kësaj të enjteje në Kuvend paketa Anti-KÇK, e njohur ndryshe si akti normativ i qeverisë për goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar.

Kjo paketë e propozuar nga mazhoranca ka kaluar me 89 vota pro, ndërsa pati 3 abstenime dhe 17 kundër. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se politikanët do të bëhen pjesë e saj me rastin e parë që ai do dalë para prokurorisë apo gjykatës.



Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se OFl-ja duhej të ishte miratuar më herët por nuk kishte ardhur ende momenti i duhur.

Operacioni Forca e Ligjit duhej të ishte miratuar më herët‘ – tha Rama, por sipas tij- ‘momenti i duhur ishte me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë që kanë dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.’

Për akuzat se po përpiqet të ketë kontrollin e pushtetit në duart e tij, Rama sqaroi se OFL-ja nuk merret me proceset gjyqësore, por me pasuritë e atyre që kanë pasur probleme me drejtësinë, të cilët duhet të provojnë nëse pasurinë e kanë vënë me burime të ligjshme apo nga para të botës së krimit.

“Kush nuk është i dënuar, nuk ka lidhje fare me OFL-në. Edhe kriminelë, të cilët janë aktivë, këtu apo jashtë dhe nuk kanë asnjë dënim fare, nuk janë objekt i këtij ligji. Ky ligj është shumë i thjeshtë. Unë di që ti je dënuar me dënim të formës së prerë dhe dënimin e ke për vete dhe nuk kam punë me gjyqin tënd, apo nuk kam ndërmend të bëj gjyqin tjetër. Shteti të thotë trego nga i ke këto pasuri”, tha Rama.

Për hetimin e politikanëve të korruptuar, Rama tha se ajo ditë është më e afërt nga sa mendohet, madje dhe vetë mezi pret që të vihet përballë OFL-së për të treguar se nuk vjen nga zullumi.

“Që do të vijë dita, do të vijë, është më afër sesa duket për të gjithë ne këtu. Unë i pari, pastaj për të gjithë të tjerët këtu, por edhe për ata që janë jashtë do të vijë dita që do të duhet të provojnë që nuk vijnë nga zullumi. Unë mezi e pres atë ditë, sepse më vjen keq kur politika në tërësi, duke thënë “ju kriminelët”, “ju bëni telefon me ata”, “ju… ju… ju…”. Nuk ka “ju… ju…” e keqja dhe balta i bie të gjithëve, ndërkohë që nuk jemi të gjithë njësoj. Ne dhe të gjithë ata që janë subjekt i deklarimit të pasurive kemi një institucion që na kontrollon çdo vit dhe çdo vit, ne bëjmë deklarimin e pasurisë sonë. Ama, nëse nesër vjen dita që dikush nga ne të shkojë përpara prokurorit apo gjykatësit, nuk diskutohet që ajo dosja e deklarimeve do merret dhe do fillojë avazi”, shtoi Rama.

Gjithashtu me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim u miratua Ligjin për Pronat, ku do të legalizohen të gjitha shtëpitë në fshat dhe tokat bujqësore.

Pas

Regjistrime fiktive në TIMS/ Pezullohet nga detyra policja në Kapshticë

Para

Koço Kokëdhima nxjerr prapaskenat/ Ja pazaret e fshehta mes Bashës dhe Ramës

Para
Koço Kokëdhima nxjerr prapaskenat/ Ja pazaret e fshehta mes Bashës dhe Ramës

Koço Kokëdhima nxjerr prapaskenat/ Ja pazaret e fshehta mes Bashës dhe Ramës

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar