Nga foltorja e Kuvendit Rama sot teksa po fliste për paketën anti-KÇK, ka nisur të debatojë me deputetët e opozitës së re, pasi ata ndërhynin vazhdimisht nga vendi.
Pasi i ka cilësuar si pa lidhje, madje dhe si UFO, Rama ka nisur të kapet edhe me deputetin Ralf Gjoni, duke i thënë se ishte shëmbëlltyra me kuptimplotë të një dashurie të kaluar në xhelozi dhe më pas në urrejtje, duke iu referuar kështu mospranimit të deputetit Ralf Gjoni për të djegur mandatin e LSI.
“Ralf, Ralf, mos më fol për dashurinë se je shëmbëlltyra kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi e një xhelozie të kaluar në urrejtje dhe ndryshe nga ty unë edhe për shkak të moshës i menaxhon këto ndjenjat që ty të kanë marrë përpara, kështu që ke fatin të jesh pranë Ballit Kombëtar dhe pyeti si e kanë menaxhuar kaq shumë vite edhe xhelozinë dhe urrejtjen që ua morën pulat, se për pula luftohej apo jo, e qartë ju doni dashin, puna është që ju kapën nga dy palët e brirëve të dashit dhe ju mbetet pula, por ndihmoni gjelat e rinj që të kuptojnë që xhelozia dhe urrejtja mund ti kthejë edhe këta në pula”, u shpreh Rama.