• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Raporti i KLSH-së nxjerr ‘zbuluar’ qeverinë: Si i shkaktoi shtetit 223.8 milionë euro dëm ekonomik në 2019

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Raporti i KLSH-së nxjerr ‘zbuluar’ qeverinë: Si i shkaktoi shtetit 223.8 milionë euro dëm ekonomik në 2019
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet qendrore e vendore në vend i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej gati 224 milionë eurosh, vetëm për vitin që lamë pas.

Është kjo shifra e dalë nga auditet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë 2019-ës, publikuar në analizën vjetore. Shkeljet më të mëdha në 160 auditet e kryera lidhen me keqadministrimin e të ardhurave: menaxhim jo të kujdesshëm në përdorimin e fondeve publike, keqadministrim të pronës shtetërore, ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficiencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik.

KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 27.304.777 mijë lekësh, nga e cila ka kërkuar për shpërblim dëmi shumën 27.300.769 mijë lekë. Me pak fjalë, auditet e KLSH rezultuan tejet të vlefshme pasi raporti i dëmeve që zbuluan audituesit dhe ato që u kërkuan për zhdëmtim është goxha i lartë, 72.4. Çka do të thotë se për çdo 1 lek të shpenzuar për KLSH-në nga Buxhetit i Shtetit për periudhën janar–dhjetor 2019, janë zbuluar nga auditimet e kryera 72.4 lekë, raporton Panorama.

SHKELJET

Keqadministrimi i pronës shtetërore, kontratat koncesionare e marrëveshjet hidrokarbure rezultojnë “armiqtë” më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Kjo fushë përbën 80% të dëmit total që institucionet përgjegjëse i kanë bërë shtetit. Nga 27. 304. 777. 000 lekë dëm financiar, 20.640.915.000 lekë vijnë nga kjo fushë, pasuar nga prokurimet publike, ku shkeljet kanë një kosto prej 1.6 miliardë lekësh. Zbatimi i kodit doganor, shpenzimet operative, shpenzimet për paga, sigurime e shpërblime dhe tatimin e legjislacionit tatimor përbëjnë fushat e tjera ku kanë çeduar institucionet në miradministimin e të ardhurave buxhetore. Po cilët janë shkelësit më të mëdhenj?! Nga tabela e të dhënave ku KLSH ka kryer më shumë auditime, rezultojnë institucionet e vetëqeverisjes vendore dhe njësitë vendore, ndjekur nga institucionet e qeverisjes qendrore, ato të administrimit të aseteve e mbrojtjes së mjedisit dhe shoqëritë publike e projektet me financim të huaj kanë jo më pak përgjegjësi.

MASAT E MARRA

Të gjitha shkeljet e konstatuara, Kontrolli i Lartë ia ka përcjellë Kuvendit, kryesisht Komisionit të Ekonomisë dhe Financave apo të tjerave, në varësi të fushës që mbulojnë. Gjithashtu, ka adresuar 3441 rekomandime për ndryshime apo përmirësime ligjore, organizative, masa administrative dhe disiplinore. Por nuk e ka lënë vetëm në kuadrin e rekomandimeve. Për auditimet e realizuara në vitin që lamë pas, KLSH ka bërë 28 kallëzime penale, nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe tri të tjera janë dërguar për vlerësim në Prokurori. Në harkun kohor të tetë viteve të fundit, ky institucion rezulton të ketë kryer 337 kallëzime për 999 persona, numër ky i dyfishuar në raport me dhjetëvjeçarin 2002-2011.

Gazeta Panorama

Pas

“O sot o kurrë” Rama paralajmëron hapur Metën: Do vijë dita e atyre që kanë hesape me ligjin

Para

“Mos më fol për dashurinë” Rama kapet keq dhe me Ralf Gjonin: Je shëmbëlltyra e xhelozisë së kaluar në urrejtje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar