Dita e sotme është shoqëruar me përplasje mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Pas këtyre deklaratave reciproke, mësohet se këshilltari i Ballës Besjan Ajazi ka publikaur një foto ku pretendohet se presidenti Ilir Meta ndan tavolinën me një pjesëtar të klanit Hajri.
“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”, shkruan Ajazi.
Kjo ka sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të Tedi Blushit duke u shprehur se kjo foto bie erë iceneratorësh, dhe më pas fton Ballën që ta dërgojë në SPAK, sepse atjë do të sqarohet meqë jep edhe direktiva.
“Ciu Ciu Tao Tao!
Sa për foton, bie erë iceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e ministrit për të ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri!
Bashkë me to trego edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!
DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, citon Blushi në reagim.