Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.
Për herë të dytë brenda pak ditësh, 30 nxënës të shkollës u shtruan në spital me shenja të forta helmimi.
Nga kjo gjendje u krijua dhe një kaos, me ambulancat që niseshin nga oborri i shkollës për në spital.
Gjimnazistët kishin vështirësi në frymëmarrje dhe marrje mendsh.
Ndërkohë është zbuluar dhe shkaku i helmimit nga grupi hetimor.
Sipas të dhënave paraprake që publikon policia dyshohet se një nxënës shkolle ka përdorur një spray piperi.
Madje mendohet se është i njëjti nxënës që shkaktoi helmimin e nxënësve edhe pak ditë më parë në po të njëjtën shkollë.
Gjendja e nxënësve që janë shtruar në spital është më e qetë, ndërkohë që mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje