Në tubimin e ditës së hënë presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së mbajtur paralajmëroi se do të shpërndante parlamentin.
Ndërkohë pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe përgjigja e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Ai e ka konsideruar qesharake këtë paralajmërim të Kreut të Shtetit duke thënë se është Kuvendi ai që e shkarkon Presidentin.
“Kuvendi është ai që e shkarkon Presidentin. Presidenti i vjen anash Kuvendit që po heton atë”, u shpreh Balla.
Gjithashtu Balla u shpreh se mazhoranca tashmë do ta shqyrtojë dekretin e Metës për ligjin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
E garantoj Presdentin se do ta shqyrtojmë dekretin, shpresoj të gjejmë argumente që t’i marrim në konsideratë. Nga nesër përcaktohet procedura e shqyrtimit. Shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë e përfshirë gjuha e rrugës. Ndryshimet e miratuara për betimin e gjyqtarëve, janë mekanizëm zhbllokues”, deklaroi ai në fund.