• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin/ Artan Fuga: Kuvendi të mos e kruajë me Presidentin

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Fuga për tërmetin: S’përballohet kjo situatë me specialistë që detyrohen të thonë ‘flini gjumë vogëlusha!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Ndodhemi në një situatë politike sa dëshpëruese aq edhe të tensionuar. Pa dyshim që sistemi politik qeverisës në Shqipëri është në kolaps tërësor. Sikurse e kam paraqitur hollësisht në librin tim “Shoqëria Piramidale” që është në qarkullim qysh prej katër muajsh në libraritë e Tiranës, demokracia në vendin tonë ka degjeneruar duke shkuar në kufijtë e tiranisë, pra të drejtimit unik individual shoqëruar me rrënimin e të drejtave politike të qytetarëve dhe me gjendjen e tyre ekonomike dhe shoqërore.





Në këtë gjendje sikurse jemi Shqipëria nuk i kryen dot detyrat e veta as para partnerëve të saj strategjikë si BE dhe NATO. Destabilizimi rrezikon vendin. Kostoja e një stabiliteti të paqendrueshëm është dhe do të bëhet edhe më e madhe. Nuk ka nevojë të përsërisim sepse është bërë bajate që Kuvendi i Shqipërisë është degjeneruar në gradën e vet më të fundit. Eshtë bërë thjesht një dhomë rregjistrimi i dëshirave dhe pulsioneve për pushtet të kryeministrit Edi Rama dhe të lobive pranë tij që shohin thjesht interesat e tyre financiare afatshkurtra sepse ato afatgjata edhe ata i kanë rrënuar. Një konsumator i varfër rrënon shtetin, por edhe biznesin!

Me ndonjë përjashtim të rrallë të pamohueshëm, deputetët janë ndarë në lëpirësa të këpucëve të administratës dhe oligarkëve, dhe pjesa tjetër në një grusht hipokritësh qesharakë që rasti më ka bërë t’i shoh se në çfarë gjendjeje teveqelliku janë. Më besnikë se deputetë e shumicës ndaj Edi Ramës dhe më servilë ndaj tij. Thashë me disa përjashtime. Ai Kuvend duhej të shpallej i paligjshëm qysh në çastin kur opozita e drejtuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi u larguan prej tij. Qysh në atë moment, dhe për atë shkak, sikurse e kam deklaruar, ai duhej të ishte shpallur i paligjshëm sikurse e kërkonte ligja, Kushtetuta, Ligji zgjedhor, sepse tani është vonë, shumë vonë. Nuk duhej të ishin dëgjuar konstitucionalistët e leshit !

Pasi ky Kuvend na ka fëlliqur dhe infektuar me virusin e tij sepse është bashkëpunuar me të, nuk mund të shpallet i paligjshëm aq kollaj! Kjo është drama jonë, honi ku jemi futur, gremina jonë nga e cila do të duhet të dalim me gjakftohtësi dhe mënçuri.  Vêshtirë të gjendet tani baza ligjore e vërvitjes të atij Kuvendi në kazanët e historisë politike të vendit, pavarësisht përbuzjes të bazuar që kemi për ata deputetë e deputete që kanë pëgërë nderin e përfaqësuesit të kombit dhe nuk kanë bërë veçse kanë marrë lekët haram!

Sa herë e kanë përdhosur ata Kushtetutën dhe ligjet në fuqi aq të mira qofshin! Në librin tim “Shoqëria Piramidale” e kam treguar dhe vërtetuar që para katër muajsh. Mos u lodhni kot, shkoni në librari ose bibliotekë dhe shfletojeni! Por, sado edhe për mua Kushtetuta është e respektueshme si qytetar, nuk mendoj aspak se ajo është e shenjtë, e pafajshme, as e përkryer. Ajo është një zuskë hipokrite në shumë drejtime. Nuk puthet aq fort! Po të rrëmosh brenda saj gjen pikërisht atë krimbin e poshtër që po e gërryen demokracinë shqiptare nga rrënjët. Mjafton që të shohësh edhe vetëm Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjet me lista ku populli nuk voton dot deputetin për të kuptuar hilenë që klasa politike ja ka pasur elektoratit. Votoni por mos votoni! Ajo e bëri deputetin servil të partisë. Demokracia në partitë politike shqiptare në duart e një personi të vetëm. Edhe deputetët nuk mund të mos jenë në gjendje skllavërie.

Nuk është thjesht çështje individësh ndonëse aspekti individual i vullnetit për pushtet sikur të ishte pronë e babës apo e gruas apo e vëllait a motrës është i pranishëm! Demokracia shqiptare po gërryet nga dita në ditë këtë dekadën e fundit. I ngjan një procesi degjenerimi, seniliteti, shpërbërjeje, më shumë sesa një grushti shteti që është një akt i vetëm. Sigurisht kjo e kapjes të Gjykatës Kushtetuese është fundi i procesit, por jo fillimi tij. Ky degjenerim është faji i të gjithë klasës politike që nuk ka dëgjuar as njerëzit, as intelektualët as vërejtjet dashamirëse të miqve tanë amerikanë dhe europianë! Ka ardhur koha të mendohet një alternativë pushteti me një perspektivë ndreqjesh gabimesh në bashkëpunim me popullin, me qytetarët, me intelektualët, me ndërkombëtarët, perëndimorët; Na duhet një “dizajn thinking” politik. Asnjë komplot nuk mund të mendohet se prej miqve tanë të ketë ardhur. Të keqët e vetes jemi ne vetë dhe jo miqtë tanë! Atyre t’u tundim flamurin dhe t’u qendrojmë me dinjitet në krah! Me falenderime! Sot Shqipëria është se janë ata, dhe janë ata sepse Shqipëria është!

Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje: A mendojnë këta se Shqipëria nuk mund t’i hedhi në erë të gjitha institucionet e saj?

Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin. Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë “roje stallash” apo “çobenë dhënsh” në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata! Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën! E marrin pushtetin i heqin mbathjet, sytjenat, e kapin nga vidhet, e pështyjnë, e shtrijnë në shtrat, i hypin në kurriz. Si një lodër! Dhe nga erotizimi thonë edhe : Perse të mos e prishim fare! Prishin dhe prishen në pushtet!

Këta janë! T’i dhunosh pa bazë ligjore, t’i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima. Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend. I pritëm shtatë vjet! Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit : Mund t’ju bëj gjithçka përse të mos ua bëj! Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin. Nuk thoshte kot Spinoza i madh : Çdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit! Tani rruga është me zgjedhje të lira! Ajo Kushtetuta e krimbur dhe aspak gjynah, aspak e pafajshme, duhet respektuar nga të gjithë! Kishte të drejtë Presidenti dikur që u thoshte opozitarëve : Po paguani faktin që dolët nga institucionet!

Prandaj kujdes institucionet! Kuvendi të mos e kruajë me Presidentin dhe t’i shkojë ndër mend t’a pushojë nga puna, as Presidenti mos të na lejë pa ato kukullat deputetë edhe pak derisa t’i heqim vetë me procedura konstitucionale, me zgjedhje të lira, përndryshe do t’i kemi akoma aty për vite të tëra! Nuk duhet të harrojmë. Edhe totalitarizmi falë Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, falë maturisë popullore, u çmontua në rrugë konstitucionale, me ligje. Ashtu e deshi historia. Me të mirat dhe të këqiat e saj. Jo më rikthimi në një demokraci të shëndoshë që nuk ka përse del jashtë institucioneve. Sepse pa President dhe pa Kuvend ne do t’u ngjasim turmave që natën në errësirë nuk do të marrim vesh se kush është kushi, do të votojmë me lagje a fshatçe, pa pyetur kush është kundër, por vetëm kush është “pro”, pa i numuruar votat, do të ndeshemi nëpër fshatra, do të ndricohemi me celularë që bateritë i kanë afatshkurtra! Kujdes institucionet!

Pas

Ekzekutoi të bijën në makinë/ Jepet masa e dënimit për Petrit Lekajn

Para

U tradhtua nga dashuria për familjen/ Ja si u arrestua hajduti shqiptar në Itali

Para
U tradhtua nga dashuria për familjen/ Ja si u arrestua hajduti shqiptar në Itali

U tradhtua nga dashuria për familjen/ Ja si u arrestua hajduti shqiptar në Itali

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar