Prezantuesja e njohur Dajana Shabani dhe boksieri Kamer Maloku prej kohësh janë në fokusin e lajmeve rozë për lidhjen e tyre të dashurisë.
Shpeshherë ata janë komentuar për uljet dhe ngritjet që i kanë ndjekur pothuajse gjatë gjithë kohës.
E ftuar në programin “Kojshia Shoë” Dajana ka zbuluar detaje për jetën private.
Në fjalë e sipër ajo u shpreh se është nënë beqare dhe e konsideron burrin thjesht një aksesor, pasi vetë është e realizuar, e shkolluar dhe ekonomikisht e pavarur.
“Kur gruaja është e realizuar vetë, është e shkolluar, është ekonomikisht e pavarur, mendoj që burri është thjesht një aksesor me gjithë respektin”, tregoi Dajana duke konfirmuar kështu edhe ndarjen nga boksieri kosovar.
Por edhe vetë Kameri nuk ka vendosur të qëndrojë indiferent pas kësaj deklarate të moderatores.
Ai ka zbuluar në Instastory se lajmin e ndarjes e mori vesh nga televizori dhe nuk dëshiron të flasë për këtë lloj kategorish të femrave që e quajnë burrin aksesor.
“Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, thotë ai.
Kur u pyet për arsyen se përse ishte ndarë nga Dajana, boksieri u përgjigj si më poshtë:
“Sqarim për të gjithë! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen. Unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: Mua videon ma dërguan disa miq nga një emision që Dajana ishte live dhe aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua”.