• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ngjarja që çuditi dynjanë/ Doli për të gjuajtur mëllenja, por i bie komshiut: Kujtova se po më bënte fotografi!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ngjarja që çuditi dynjanë/ Doli për të gjuajtur mëllenja, por i bie komshiut: Kujtova se po më bënte fotografi!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Enver Jamaku është një 32-vjeçar që preferon gjuetinë e mëllenjave. Por nuk janë mëllenjat që i hapën probleme me policinë, por komshiu. Kjo pasi shtetasit B. Lila mjekët i hoqën saçmet në trup, policia e pyeti burrin se ku ishte dëmtuar me armë zjarri. Ai tregoi emrin e Enver Jamakut, i cili kishte menduar se ai po i shkrepte fotografi teksa po gjuante mëllenja dhe për këtë shkak e kishte qëlluar me çiften e gjyshit.

Siç mëson nga Komisariati Nr.6 Gazeta “Si”, Enver Jamaku jeton në Tiranë, por për të ndjekur pasionin e gjuetisë ai udhëton shpesh në fshatin Zall Bastar i Mesëm, ku edhe ka prindërit. I pyetur nga policia për ngjarjen në fjalë në procesverbalin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore Erlin Milo, 32-vjeçari tregon se si nisi sherri jo për mëllenjat, por për fotografinë.





Enver Jamaku: Në banesën e prindërve ka qenë një armë që ishte e gjyshit që e ka pas përdorur para shumë kohësh. Rreth orës 15.00 shkova poshtë banesës që kemi në fshat dhe gjeta një vend ku gjendej një pemë që quhet hurth se aty rrinë mëllenjat. Këto toka ku shkova për gjueti janë të shtetasit G. Lila, dhe kur isha duke pritur për mëllenja pashë që u afrua Besim Lila dhe me telefon në dorë tentoi të shkrepë një fotografi. E kuptova dhe menjëherë i thashë “Përse po më bën fotografi”. Por ai nuk foli dhe u largua menjëherë prej aty.

Siç shpjegohet më pas në materialin e policisë, gjahtari ka nisur të vëllain si negociator në familjen Lila, pasi komshinjtë kanë marrëdhënie të mira dhe nuk kanë asnjë mosmarrëveshje. Vëllai ka kërkuar ndërkohë fshirjen e fotografive, që pala tjetër ka mohuar të ishin shkrepur.

Gjahtari shton: “Shkova sërish në vendin e gjuetisë për mëllenja dhe sërish Besimi ishte aty. Pashë gjithashtu se aty rrotull kishte mëllenja dhe qëllova. Por pashë që edhe Besimi u largua me vrap, m’u duk sikur e kishte kapur një saçme”.

Por policia mendon që i riu ka qëlluar me qëllim ndaj fqinjit, pasi synonte ta trembte, por gjithashtu kishte edhe inatin e fotografisë. Policia shton në materialin që Gazeta “Si” disponon se gjahtari do të përcillet për hetime mbi veprën e kanosjes.

Por çfarë thotë i dëmtuari?

“Unë nuk e di pse Enveri e bëri këtë veprim, por mendoj që ka qëlluar në një moment dobësie, ndaj nuk dua ta ndjek nga ana ligjore. Theksoj se nuk është hera e parë që Enveri qëllon me çifte teke për të vrarë mëllenja. Madje kur erdhi i vëllai dhe na pyeti për fotografitë , i thashë ‘çfarë fotosh’, pasi nuk kisha bërë asnjë foto. Por ndërkohë shtova dhe i kërkova që të bënin kujdes, pasi Enveri e tepron ndonjëherë në gjueti. Kur Enveri qëlloi me çifte ishte në një distancë prej 40 metrash largësi, saçmet më kapën poshtë gjurit ku edhe dallohet e dëmtuara e vogël. Pas kësaj Enveri u largua me shpejtësi”.

Policia evidenton se pas ngjarjes i riu ka hedhur në shkurre armën e gjyshit dhe është larguar nga vendngjarja. Dhe kur është rikthyer Tirana ai nuk e ka gjetur armën. Për të gjithë këtë ngjarje policia shkruan se veç kanosjes 32-vjecari duhet të hetohet edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Gazeta SI

Pas

Vrasja në Bllok dhe ekzekutimi i ish-policit, kush janë 2 ‘të fortit’ që OFL i dërgon ultimatum (EMRAT)

Para

Një ditë pas protestës, Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për Metën: Nuk mjafton…

Para
Një ditë pas protestës, Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për Metën: Nuk mjafton…

Një ditë pas protestës, Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për Metën: Nuk mjafton…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

nga Fast News
08:30 | 11/09/2025
0

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

nga Fast News
08:00 | 11/09/2025
0

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Recent News

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

08:30 | 11/09/2025
Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

08:00 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar