• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë” Ambasadorja e SHBA bën deklaratën e fortë: Duhet ti jepni fund korrupsionit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë” Ambasadorja e SHBA bën deklaratën e fortë: Duhet ti jepni fund korrupsionit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë sot një deklaratë të fortë.

E pranishme në konferencën për sfidat e sigurisë, diplomatja e SHBA ka bërë një thirrje për të gjithë prokurorët që të mbrojnë shtetin ligjor.





Ajo ka deklaruar se 2020 është një vit i madh për Shqipërinë drejt rrugës për në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera ajo shtoi se vendi ynë duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet t’i jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet.

“Është një kënaqësi të jem këtu, i vlerësoj shumë komentet. Dua të them se Luigi ka të drejtë, 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, jemi të emocionuar dhe është nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë. Reforma që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut, duhet të sigurojmë suksesin.

Muajt e kaluar kanë treguar se ka disa individë që kanë qenë gati ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohës për dedikimin dhe kurajon që keni marrë për këto detyra. Zyra e prokurorisë do të përmend SPAK-un që do të ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet. Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një numër koordinatorësh, fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj është vërtetim i reformës në drejtësi. Kjo do të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Dua të vendos në dukje edhe rëndësinë e koordinimit, është i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Drejtësia duhet të cohet përpara nga kjo skuadër, që është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara për të luftuar krimin. Dua tu them dicka, prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Përdorni cdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që i shërbeni, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë” , theksoi ambasadorja Kim gjatë fjalës së saj.

Pas

Në kërkim nga policia/ Bie në pranga avokati, si i sajonte arrestimet dhe bënte presion për të marrë para (EMRI)

Para

Opozita e bashkuar bën propozimin e madh: Ja 5 mënyra se si duhet të financohen partitë politike në zgjedhje

Para
Opozita e bashkuar bën propozimin e madh: Ja 5 mënyra se si duhet të financohen partitë politike në zgjedhje

Opozita e bashkuar bën propozimin e madh: Ja 5 mënyra se si duhet të financohen partitë politike në zgjedhje

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

nga Fast News
11:36 | 06/09/2025
0

Recent News

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025
Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

11:42 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar