Presidenti Meta ka komentuar deklaratat mes Ramës dhe Haradinajt përsa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe prej qeverisë së Kurtit.
Ai e cilëson si lojë të Ramës, pasi përdori Kurtin për të sulmuar Haradinajn por Meta paralajmëron se e ka kaluar me kohë vijën e kuqe, e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë seç duhet Haradinajn por ai është hero i gjallë kurse Rama është turp i turpit për gjithë shqiptarët.
”Ndoqa edhe lojërat e tij që gjoja mbronte Albin Kurtin kundër Haradinajt. E ka kaluar me kohë vijën e kuqe, e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë seç duhet Haradinajn. Kush e përkrahu i pari taksën 100%? Gruaja e Bilalit. Po vrapoi tha po gjithandej. Pastaj kur i thanë që kishte një fotografi në kundërshtim me ligjin edhe disa probleme me tjetra nisi të merret me Haradinajn.
Mos e provokojë më Ramush Haradinajn. Ai mund të ketë 500 probleme, por Ramush Haradinajn për gjithë shqiptarët dhe në gjithë botën është hero i gjallë ndërsa gruaja e bilalit për gjithë shqiptarët është turpi i turpit.
Dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Ramush Haradinajt. Se Haradinaj në oborrin e shtëpisë së vet ka 40 varre. Dhe çdo ditë kur del në mëngjes i thotë mirëmëngjes vëllezërve dhe kushërinjve që dhanë jetën për Kosovën.
Rama mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria, s’mund të pranojmë lojëra të tilla përçarëse. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Ne kemi për detyrë t’i mbështesim. S’kemi për detyrë ti përçajmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë.
Sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë, Esat Pashë Tradhëtari, njeriu më i pasur në Shqipëri 100 vite më parë që merrte pagesa të parmuajshme nga armiqtë e Shqipërisë nuk e ka një varr këtu, edhe nuk do ta ketë sa të ketë Shqipëri.”– tha Meta.