Ka nisur seanca në Gjykatën e Përmetit ndaj botuesit dhe analistit të njohur Henri Çili.
Ai sapo ka dalë përpara togave të zeza në pritje të masës së sigurisë.
Në pamjet e mëposhtme duket Çili, i cili është njëkohësisht dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, ku del nga furgoni i policisë, i rrethuar nga disa efektive dhe hyn në ambientet e brendshme të Gjykatës për të pritur më pas vendimin që do të merret ndaj tij.
Ndërkohë mësohet se me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami është ndryshuar gjyqtari, dhe është vendosur Dritan Hasani.