Ditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një makinë tip “Volswagen” me targa AA162YU, i ka shkuar drejt dhe është futur poshtë një kamioni.
Ndërkaq, si pasojë e aksidentit të ndodhur pasdreke, është lënduar shoferi i veturës. Ky i fundit është dërguar menjëherë për në spital që të marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Shoferi i kamionit nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.