• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Unë kam vetëm një arsye për të protestuar me 2 mars

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Unë kam vetëm një arsye për të protestuar me 2 mars
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bislim Ahmetaj, kreu i grupimit “Dhjetor 90”

Kam një arsye të vetme që të marr pjesë në protestën e thirrur nga Presidenti i Republikës me datën 2 Mars.

Arsyeja është e thjeshtë, do të më vinte turp të fshihesha në shtëpinë time apo kudo tjetër dhe të mos i bashkohesha qoftë edhe një protestuesi të vetëm kundër kësaj qeverisje që ka pushkatuar shpresën dhe besimin tek shqiptarët, që ka mbjellur dhe rritur pemën e trishtimit ndër bashkëkombasit tanë “Që në Shqipëri nuk mund të jetohet”.

Do ta ndihesha mjeran dhe fatkeq të fshihesha pas cilësive të dyshuara që ka demostruar në të kaluarën e tij politike Ilir Meta me të cilat do ta justifikoja mungesën time për të mos marrë pjesë në manifestimin e protestës që ka thirrur me 2 Mars jo Ilir Meta por Presidenti i Republikës nën moton: Mbroni kushtetutën dhe rendin kushtetues.

Unë si qytetar, si prind, si intelektual dhe veprimtarë social do të marrë pjesë në këtë manifestim proteste për të treguar me prezencën time fizike që e dua vendin tim, i besoj punës së ndershme dhe jam kundër çdo lloj shkelje të ligjit, jam kategorik me abuzimet dhe vjedhjen e pasurisë publike që i ka ndodhur dhe i ndodhë përditë vendit tim.

Unë me 2 Mars e konsideroj vetën një shtetas të përgjegjshëm që kundërshtoj me koshiencë në formën e revoltës një klasë politike që shkelë çdo ditë ligjet që i aprovon vet me shumicë votash po ashtu edhe kushtetutën që e ka aprovuar po vetë për interesa klientele dhe pushteti.

Unë s’mund ti mungoj protestës së 2 Marsit pasi do të ndihesha i mundur, i dorëzuar, i pushtuar dhe i përkulur.

Unë që kam protestuar guximshëm, me kurajo dhe vizion të qartë kundër regjimit diktatorial komunist 30 vite më parë.

Unë që kam protestuar haptazi autoritarizmin e Sali Berishës kur ai e ka shfaqur atë më Partinë Demokratike të cilën e kemi themeluar së bashku në Dhjetor të ’90-ës.

Unë që kam protestuar kundër bandave dhe përfaqësuesve të tyre që erdhën në pushtet në kohën e revolucionit të vonuar të Qoses në Mars-Qershorin e vitit të zi ’97.

Unë që kam protestuar në mbrojtje të shenjtërisë së jetës dhe lirisë mes për mes plumbave pas vrasjes së simbolit të qëndresës, Lirisë dhe Demokracisë shqiptare, Liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit.

Unë që kam protestuar për mbrojtjen e shtypit të lirë me shkrime dhe prezencë.

Unë që kam protestuar për të mbrojtur qytetin nga betonizimi dhe shkatërrimi arkitektonik.

Unë që kam protestuar për të mbrojtur interesat e opozitarizmit atëherë kur këto interesa janë tradhëtuar dhe shitur për interesa politik dhe financiarë tek pushteti i “rilindjes”.

Unë që kam të paktën 35 vite që protestoj kundër arbitraritetit, partitokracisë mjerane, hajnave dhe shpërdoruesve të besimit të qytetarëve, kundër atyre që po bajnë çdo shërbim për ta shterruar Atdheun nga shqiptarët nuk mund ti mungoj manifestimit të protestës të thirrur nga Presidenti i vendit tim me 2 Mars 2020.

Unë nuk dal në këtë protestë për Ilir Metën, ministrat e të cilit kanë firmosur largimin tim të paligjshëm nga puna, unë i bashkohem në këtë protestë institucionit të Presidentit të Republikës, i cili ka dalë haptazi në mbrojtje të Kushtetutës, si libri i shejtë i një shteti laik.

Pas

Njëri ‘skifter’ e tjetri trafikant, kush janë dy ‘të fortët’ që OFL i trokiti sot në derë (EMRAT)

Para

2 Marsi/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të vet: Shmangni zonën, në demonstratat e kaluara pati dhunë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar