Në këtë kaos që është krijuar ditët e fundit për shkak të alarmit nga koronavirusi, pa dyshim që mund të ndodhin edhe situata të habitshme.
Një rast i tillë është shënuar edhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Kreu i Drejtorisë Vendore Tiranë- Veri Elion Semanaj ka dhënë një urdhër, ku ndalohet rreptësisht që punonjësit ti japin dorën njëri-tjetrit.
Por e gjitha kjo nuk mbaron me kaq, pasi në shkresën ku ka firmosur vetë Semanaj madje dhe vulosur, është dhënë ultimatum që asnjë person që nuk ka autorizimin përkatës mos hyjë në godinën e drejtorisë.
Ndër të tjera kërkohet edhe shmangia e takimeve masive, ku punonjësit të mos kenë mundësi të grumbullohen.
URDHERI I DREJTORIT
“Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Drejtoria Vendore Tiranë-Veri
Urdhër
Nr. 171, datë 26.02.2020
Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19
Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryhsuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neneni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:
URDHËROJ
1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri
2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve
3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendhsme të punës
4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve
5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm
6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave
Elion Semanaj.