Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pak drejtues të komunizmit kërkuan falje/ Pyet gazetari: A mjaftojnë vetëm dy?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Pak drejtues të komunizmit kërkuan falje/ Pyet gazetari: A mjaftojnë vetëm dy?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një postimi në rrjetin social, gazetari Armand Plaka, ka reaguar pas vdekjes së gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës.

Ndër të tjera, gazetari ka përmendur faktin se vetëm dy ish-drejtuesit e lartë të komunizimit kanë kërkuar falje. Ata janë Bedri Spahiu dhe Liri Belishova.

Plaka thotë se kjo nuk është e mjaftueshme, pasi krimet e komunizmit kanë lënë plagë të thella në popullin shqiptar.

Statusi i gazetarit Armand Plaka:

A mjaftojnë vetëm dy?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vetëm dy vetë janë regjistruar të kenë kërkuar ndjesë, të sinqertë, publike dhe të vërtetë nga gjithë ata ish-anëtarë të strukturave të nomenklatures komuniste në Shqipëri: Ish-Prokurori i Përgjithshëm ( mbahet mend si Prokurori famëkeq i gjyqeve speciale) Bedri Spahiu dhe ish-anëtarja e forumeve të larta drejtuese të PPSH-së, e cila për hir të së vërtetës lakohej në ato kohë si “shumë e rreptë” dhe madje si gruaja (de jure) më me pushtet në Shqipëri, Liri Belishova.

Të dy i bashkonte pak a shumë i njëjti fat. Më kryesorja: ata kishin qenë në struktura të larta të pushtetit të kohës, të dy u persekutuan më pas ekstremisht, të dy i mbijetuan diktaturës dhe në fund, të dy bënë një “mea culpa” për vepra e krime që jo domosdoshmërisht i kishin kryer vetë (duke përfshirë pikesëpari veten e tyre).

Bedri Spahiu do mbahet mend për atë artikull të fillimviteve ’90 dhe refleksionet e tij në vitet e fundit të jetës ( po në fillimvitet ’90) dhe Liri Belishova, për intervistat dhe mendimet që arriti të japë në vitet e fundit të jetës në mediat shqiptare, ku jo në pak raste i shpëtonin lotë ndërsa kujtonte vuajtjet e së bijës dhe pengun qe s’arriti dot t’i qëndronte pranë në ditët e saj të fundit të jetës.

Por ajo fliste aty edhe për pengun e braktisjes nga një shoqe e ngushtë, “shoqe ideali”, “bashkëudhëtare në rrugen drejt fitores mbi fashizmin dhe ndërtimit të socializimit”. Për gjithçka, në fund ajo kërkonte ndjesë, ndjese ndaj shqiptarëve për atë që ajo dhe shokët e shoqet e saj i sollën Shqipërisë, vuajtjet që i shkaktuan njerëzve duke besuar se po bënin diçka të drejtë.

Por ata ishin vetëm dy, asnjë më shumë. A mjafton vetëm falja e tyre? A mjaftojnë vetëm dy, ndërsa “ata” janë shumë, vërtetë shumë. Thonë se shumëkush prej ish-kolegëve të tyre e ndjen, por s’ka guxim t’a shprehë pendesën, shumëkush dëshiron të thotë dy fjalë, por ndjehen si të marrë peng, e shumëkush, po vërtetë shumëkush “prej tyre”, akoma nuk gjen rrugë drejt pendesës e me shumë gjasa, s’ka për të gjetur ndonjëhere.

Zakonisht njerëzit kur bëjnë prognoza e analiza, urojnë që të kenë sa më shumë të drejtë e të gjejnë sa më shumë perkrahës, por unë në këtë rast do uroja të mos kisha fare të drejtë e të isha thjesht i gabuar në gjykimin tim. Në parashikimin tim. Koha do ta tregojë.

Pas

Policia rrethoi banesën/ Fatmir Kolecaj u plagos pas shkëmbimit të zjarrit më pas u vetëvra

Para

Shqiptarët i vënë flakën burgut në Kumanovë

Para
Shqiptarët i vënë flakën burgut në Kumanovë

Shqiptarët i vënë flakën burgut në Kumanovë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora