Natën që sapo lamë pas dhe në mëngjesin e sotëm ka patur reshje dëbore kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije se kontraktorët kanë qenë në gatishmëri bashkë me punëtorët dhe mjetet dhe ntë gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht.
Mirëpo në rrugën e Dardhës po punohet aktualisht për të pastruar dhe shpërndarë më pas kripën.
Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14.
“Përdoruesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore”, apelon ARRSH.