Koronavirusi vijon përhapjen e tij në Europë, duke krijuar kështu një situatë në kushte emergjence.
Në fillim u nis nga Italia por mesa duket harta e kësaj epidemie për fat të keq po vjen duke u zgjeruar.
Tashmë janë shënuar rastet e para dhe në tre shtete: Rumani, Danimarkë dhe Norvegji.
Të dy personat në Norvegji dhe Danimarkë janë kthyer së fundmi nga Italia e Veriut, kurse në Rumani është një i ri 20-vjeçar që punonte si kamarier në një restorant me pronar italian.
Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (Folkehelseinstituttet, NIPH) aktualisht nuk po rekomandon ekzaminimin e çdo individi që udhëton në vend, duke theksuar se kjo masë nuk do të ishte plotësisht e efektshme sepse njerëzit që mbartin virusin nuk do të testojnë pozitivisht për të gjatë periudhës së inkubacionit.