Rasti i parë i regjistruar i një personi të infektuar me koronavirus ne Selanik, ka vënë në panik qytetarët. Këta të fundit, kanë boshatisur supermarketet pasi po nxitojnë të blejnë ushqimet bazë dhe produktet e tjera kryesisht të paketuara.
Ndërkaq, kujtojmë që ditën e sotme, në Selanik është regjistruar rasti i parë i infektuar me koronavirus. Rasti në fjalë është një grua 38-vjeçare e cila u kthye sot nga Milano.
Sipas mediave greke raportohet se 30-vjeçarja kishte një sipërmarrje private në Itali dhe gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar kishte kandiduar për këshilltare në Bashkinë e qytetit.
“Presim që në ditët në vijim të rritet kërkesa e qytetarëve për të blerë produkte ushqimore në supermarkete, jemi përgatitur për këtë”, thotë menaxheri i një pike supermarketi në Selanik.