Një tjetër grua është gjetur e pajetë në banesën e saj. Duke iu referuar njoftimit të policisë mësohet se një grua 45 vjeçe me iniciale B.B., është gjendur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë, Cërrik.
Sipas policisë, nga vëzhgimi paraprak i viktimës, nuk shihen shenja dhune dhe mendohet të jetë vdekje natyrale.
Njoftimi i policies:
Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.