Në këtë kaos të madh që bota po kalon nga koronavirusi, vinë edhe histori që kanë fund pozitiv edhe pse dëshmitë janë me të vërtetë rrënqethëse.
E njëjta gjë i ka ndodhur një të riu kinez, të quajtur Siao Jao, i cili nuk e dinte që kishte fatin e keq që të mbarte koronavirusin e rrezikshëm.
Ama nga ana tjetër, 27-vjeçari dyshon se kjo gjë ka ndodhur kur është kthyer me tren në shtëpi, pasi kishte shkuar për të festuar vitin e ri kinez në Dingzo.
Më pas ai kishte ndjerë se gjëra nuk po shkonin në rregull, edhe mendimet që i vinin në kokë ishin negative.
“Befasisht më ka kapluar një temperaturë e madhe. Më kapi paniku. Nuk e dija çfarë të bëjë… Nga miqtë në Ëuhan kam dëgjuar gjëra të tmerrshme për virusin që ishte shpërndarë në gjithë vendin. Kam pasur përshtypjen se nuk duhet të shkojë në spital, pasi atje mund të sëmuren edhe më shumë”, ka deklaruar ai.
Ëuhani ishte në karantinë, dhe i riu u arratis nga shtëpia e mikeshës ku po qëndronte që të mbronte djalin e tij të vogël dhe prindërit e moshuar, kështu që u shpërngul në hotelin më të afërt aty pranë.
Në qytet çdo gjë ishte e mbyllur, kafet, dyqanet.
Ai filloi të merrte medikamente për të ulur temperaturën dhe fliste me mjekë në internet, të cilët I thoshin se mbase kishte infeksion në rrugët e frymëmarrjes.
“Kam qenë i shqetësuar. Mendoja nëse duhet ta thërras policinë që përmes tyre të marr ndonjë lloj ndihme. Në fund hoqa dorë nga kjo ide sepse nuk ishte i sigurtë nëse jam infektuar me coronavirus”, shtoi ai.
Nga ana tjetër kishte dhe halucinacione, dhe shihte objekte duke fluturuar nëpër dhomë duke i imagjinuar ato.
Megjithatë të nesërmen e kuptoi se në këtë dhomë kishte fluturuar një lakuriq, dhe aty u kaplua nga paniku sepse ekspertët paralajmëronin se infeksioni është shpërndarë pikërisht përmes lakuriqëve.
Ndërkohë dhe hoteli ku rrinte u mbyll dhe u detyrua që të rrinte në shtëpinë e mikeshës dhe më pas kërkoi ndihmë në spital.
Më 4 shkurt ai mori lajmin e keq se vuan nga coronavirusi.
“Kushtet kanë qenë shumë të vështira. Nuk jam pastruar për 20 ditë, nuk kam pasur peshqirë, kurse në ushqim ndjeja aromën e përbërësve që dezinfektonte gjithçka”, shtoi ai.
Ama njerëzit filluan ta përgojonin duke thënë se kishte ndërruar jetë dhe se kishte ardhur me qëllim në qytet për të infektuar të tjerë dhe kjo gjë e kishte bërë të ndihqj keq mendërisht.
“Njerëzit flisnin se jam bërë mutant, se kam vdekur dhe se kam ardhur me qëllim në qytet për të infektuar të tjerë… Kam qenë mendërisht dobët”, ka thënë ky i ri nga Kina.
Por fundi ishte i lumtur, ai u shërua kur doli nga spitali dhe pse qëndroi disa ditë në karantinë, duke sjellë kështu një mesazh pozitiv për ata që i druhen këtij virusi.