Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka reaguar pas kapjes së tragetit me mbetje të rrezikshme që vinin nga Italia për t’u groposur në Shqipëri. Ndër të tjera ministry ka thënë se informacioni ka ardhur nga qytetarët, ndërsa ka edhe raste të tjera që po hetohen.
Klosi u shpreh se ky ishte një operacion i planifikuar qartësisht dhe i suksesshëm, ndërsa thotë se ky problem është shumë i thellë.
Ministri tha se laboratoret shlencore do të bëjnë studimin e materialit dhe shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë.
“Operacioni i djeshëm i organizuar ne mënyrë të struktuar nga Ministria e Rendit dhe Ministria e Mjedisit se bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëjmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve të rrezikshme në vendin tone. Ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strukturat, përfshirë gjerësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem”, tha Klosi.
“Është një ngjarje e ditës së parë, ka raste të tjera për të cilat do të hetohet dhe hetimi do të shkojë thellësisht në gjithë aktivitetin për mua shumë kriminal qe ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratorëve shkencore që të vërtetojnë përbërjen e atij materiali dhe rrezikshmerinë që ai ofron për njerëzit por ndihem mirë që patëm një kombinim të jashtëzakonshëm me policinë e shtetit dhe në kuadër të reformimit të institucioneve që kontrollojnë mjedisin në Shqipëri pasi mbrojtja e mjedisit është bërë detyrë e gjithë shoqërisë dhe njerëzit kanë shumë në dorë. Informacioni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucione shtetërore.
Do doja shumë që kushdo qytetar që verifikon një shkelje të trajtimit të mbetjeve urbane të asaj cfarë tashm është dhe një veper penale një krim mjedisor të informojnë strukturat e rendit strukturat mjedisore dhe strukturat qe kanë të bëjnë me platformat e bashkëqeverisjes që është komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët”, u shpreh ministri.
“Qartazi po ju bëj thirrje që në kuadër të reformës të institucioneve mjedisore duke bërë një reformë të thellë të institucioneve që ndjekin problematikat e mjedisit dhe kalimin e inspektimit në terren pra agjencise kombëtare të ruajtjes së territorit, nje vepër e madhe qe duhet të shkojë në gjithë kuadër të luftës kundër krimit mjedisor po ashtu miratimin në parlamentin shqiptar,vetëm në ndryshimet e fundit që i bëmë kodit penal te futjes së krimit mjedisor si një veper penale e ka bërë që gjithë ky kuadër,të jetë një kuader i plotë ligjor dhe administrativ për të luftuar për një Shqipëri të pastër,por sado te përpiqen institucionet shtetërore do të jetë luftë e mangët nëse ska bashkëpunim me qytetarët”, mbylli fjalën e tij Klosi.