Gjykata e posacme ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest në burg për 6 personat e arrestuar për pengmarrjen dhe me pas dhunimin deri në vdjeke të 49 vjeçarit Jan Prenga.
Të arrestaurit në lidhje me këtë ngjarje janë Elton Hajri, Leonard Hajri, Bajram Hajti, Olsi Turja Festim Bexhdili dhe Ardian Doçi.
Burime për ABC News bëjnë me dije se vetëm Festim Bexhdili pranon që ka qenë në vendngjarje dhe që është marrë me pastrimin dhe ka thënë se armet i kanë lënë pengmarrsit, ndërsa personat e tjeter të akuzuar për marrjen peng dhe vrasjen e 49 vjeçarit, e kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë dy prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Behar Dibra kanë relatuar në seance provat që rëndojnë mbi të akuzuarit. Ndërsa CD me pamjet filmike prokuroret nuk e kanë hapur./abcnews/