Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një premtim të madh.
I pranishëm në konferencën e organizuar nga PD me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”, ai tha se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë një reformism të thellë të shëndetësisë.
Basha u shpreh se kjo do të thotë Financim – autonomi – profesionalizëm për bluzat e bardha si tre shtyllat më të rëndësishme, si dhe premtoi paga të menjëhershme minimale, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët.
“Fjala e parë që u themi prindërve apo fëmijëve në mëngjes është: Si je, si kalove? Shëndeti është i pari dhe është pa këtë është e kotë të kemi prioritete të tjera.
Ne do ta nisim me rritjen e financimit dhe mirëmenaxhimin e fondeve, do ta nisim me anulimin e të ashtuquajturave koncesione;
Me çlirimin e 35 milionë milionë eurove në vit për shëndetësinë që sot përfundojnë në 3-4 duar dhe sot bashkëndahen me pushtetarët e korruptuar do të jetë një mundësi e mirë për të filluar.
Me rikonceptim total të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të konceptit spitalit – sipërmarrje.
Me kujdes shëndetësor parësor të organizuar në shtëpi shëndeti përmes mjekut – profesionist i lirë, që do të konsultohet me të gjithë ju.
Këto ndërhyrje sipas nesh janë esenciale për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe eliminuar shpërdorimin e tyre politik.
Spitali autonom do të bëjë të mundur që të mos mungojnë asnjë barnat dhe ekzaminimet.
Kjo mënyrë e re e funksionimit të spitale, që do të krijojë marrëdhënie të tjera ndërmjet mjekurt dhe spitalit. Përveç kontratave “full time” do të kemi dhe kontratat e shërbimit si dhe mjekun e familjes, profesionistë të lirë, do të bëjë të mundur që të paktën në fazën e parë ne të jemi në gjendje të zbatojmë përkushtimin dhe angazhimin tim dhe të PD-së që pagat e personelit shëndetësor të rriten në mënyrë të menjëhershme me 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët, si një pagë minimale dhe masë e domosdoshme për ti vënë fre apo filluar kontrollin në masë të personelit shëndetësor.”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.