Kreut i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, më herët ka kërkuar shkarkim dhe ndjekjen penale të Arta Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.
Pas mbledhjes së fundit, ku pritej edhe shkarkimi i Markut nga KLP, asnjë vendime nuk u mor, ndërsa anëtarët e kësaj të fundit u shprehën se nuk kanë kompetencë për shkarkimin e Kryeprokurores.
Në lidhje me deklarët e KLP-së ka rëaguar sërish deputeti i dorëhequr i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vasili shkruan se KLP u vu në dispozicion të pandëshkueshmerisë duke larë duart si “Ponc Pilati” në rastin e Arta Markut.
“Thelbi i gjithe reformes ne drejtesi ishte shembja e pandeshkueshmerise e cila mbante ne kembe korporatizmin aq te rrezikshem, qe deformoi sistemin e drejtesise dhe qe rrenoi masivisht besimin e qytetareve tek ajo.”- shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Vendimi i KLP per Arta Markun, prove e pandeshkueshmerise dhe korporatizmit.
KLP u vu qarte ne dispozicion te pandeshkueshmerise duke lare duart si Ponc Pilati ne rastin e Arta Markut.
Kushdo qe ka pasur ndonje iluzion per reformen ne drejtesi eshte ky momenti qe ta shuaje perfundimisht.
KLP,qe tregoi zell te madh te emeronte prokurore gjithefaresh si dhe te merrte vendim per rikthim ne detyre te prokuroreve pas vendimeve te gjykatave,ju fik krejt zelli kur duhej te mbante qendrim per shkeljet e Arta Markut.
Alibia ishte se kushtetuta nuk ka parashikuar asgje per periudhen kur inspektori i larte i drejtesise nuk ekziston.
Bukur deri ketu.
Por ne vendimin e saj KLP na tregon qe Kolegji i Apelit duhet ta beje kete pune.
Kur Kushtetuta s’thote asgje,cfare eshte KLP Gjykate Kushtetuese qe ben interpretimin??
Ç’hall i madh e shtyn KLP qe te jape mesazhin e pandeshkueshmerise?
Thelbi i gjithe reformes ne drejtesi ishte shembja e pandeshkueshmerise e cila mbante ne kembe korporatizmin aq te rrezikshem, qe deformoi sistemin e drejtesise dhe qe rrenoi masivisht besimin e qytetareve tek ajo.
Vendimi i KLP per Arta Markun ishte prova me elokuente e krijimit te nje korporatizmi te ri ne drejtesi shume me negativ se i pari.
Ndersa pandeshkueshmeria po konsolidohet rrezikshem duke e minuar ne themel Shtetin e se Drejtes.
Ps.Lexojeni edhe vendimin e KLP dhe cdo gje kuptohet lehte.