• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çfarë po ndodh te Pediatria? Ish-deputeti ngre alarmin: Situatë skandaloze (FOTOT)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Çfarë po ndodh te Pediatria? Ish-deputeti ngre alarmin: Situatë skandaloze (FOTOT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, i cili është dhe me profesion mjek, ka publikuar ditën e sotme disa fotografi nga urgjenca e Pediatrisë në QSUT.

Sipas tij në oborrin dhe në dyert e godinës ka një pritje me orë dhe rradhë të gjata si dhe fluks në rritje të prindërve me fëmijët e tyre të sëmurë në krahë.

“Eshte skandaloze situate me te cilen perballen keta femije dhe prinderit e tyre te pafuqishem perballe ketij skandali. Skandal te cilit ministrja e shendetesise i pergjigjet me papergjegjshmeri dhe propagande bajate”, shprehet Spahia.

REAGIMI I PLOTE I ISH-DEPUTETIT BARDH SPAHIA

SITUATE E MJERE TEK PEDIATRIA – OGERTA RECITON PERPARA KAMERAVE.

Kjo ishte situata dje tek pediatria e QSUT…Fluksi ne rritje i prindërve me fëmijë të sëmurë vijon. Se bashku me femijet ata presin me orë madje madje edhe në oborrin e spitalit. Ne keto kushte presin dhe ata femije qe kane nevoje per ndihmen urgjente. Eshte skandaloze situate me te cilen perballen keta femije dhe prinderit e tyre te pafuqishem perballe ketij skandali. Skandal te cilit ministrja e shendetesise i pergjigjet me papergjegjshmeri dhe propagande bajate. E turpshme maskarada e dëgjesës së saj sot në komisionin e shëndetësisë, të mbledhur për t’i bërë lavde njëri-tjetrit. Qershia mbi tortë, shqetësimi i kryetarit të komisionit për makinën e vitit 1978 në ISHP. Askush nuk di te thote si do ndihmohen keta femije ne nevoje nderkohe qe pergjegjesit per kete situate tallen paturpesisht ne mbledhjen e radhes qe u ka caktuar propaganda.

Si mund të vetëlavdërohesh, kur nuk menaxhon dot situatën e gripit të stinës, kur gjithë bota është në alert maksimal për shkak të Koronavirusit? As fëmijët nuk janë arsye, më së paku për të heshtur, e jo për të shfrenuar delirin?

Cfarë masash janë marrë për koronavirusin e ri, kur ende nuk ekzistojnë hapësirat për karantinë, apo ju quani karantinë, dy dyshekë ne një kolibe? Si mund të flisni për masa, kur personeli mjekësor përballet me të sëmurët vetëm me uniformën e bardhe e me maska të thjeshta kirurgjikale? Përse i shisni si risi e këtij viti, katër qendrat në Tiranë ku ofrohen vizita pediatrike? Pse si është vepruar vitet e tjera me gripin e stinës? Kushdo ka shkuar atje e denoncon atë shërbim minimalist, ju zonjë nuk keni shkuar ose pastaj gënjeshtrën e keni pjesë të karakterit, e ka parë se ka shërbim të përgjysmuar, me vetëm 1 mjek pediatër e 1 infermiere e pa dhoma për perfuzione, kur në fakt këto qendra supozohet të jenë funksionale prej vitesh?

Ku janë bokset speciale izoluese për të sëmurët që mund të paraqiten? E turpshme zonja ministre që në funksionin ku jeni, zgjidhni vetëm të zbatoni urdhëra e një vizion shkatërrues për shëndetësisë e aspak udhëzimet e OBSH, sic pretendoni, pa ju dridhur qerpiku të thoni një të pavërtetë të madhe. Nje e pavertete qe sot nuk mund te fshihet me propagande!

 

 

 

Pas

“Pengon investimet e huaja” Basha tregon problemin më të madh që po shkatërron Shqipërinë

Para

Vdekja e të riut shqiptar në burgun e Francës, reagon për herë të parë Ministria e Jashtme

Para
Vdekja e të riut shqiptar në burgun e Francës, reagon për herë të parë Ministria e Jashtme

Vdekja e të riut shqiptar në burgun e Francës, reagon për herë të parë Ministria e Jashtme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
11:35 | 15/11/2025
0

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Recent News

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

11:50 | 15/11/2025
Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

11:35 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar