• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rivali i përbetuar i Aldo Bares dorëzon formularin te OFL, ja pasuria e ‘të fortit’ të Lushnjes

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rivali i përbetuar i Aldo Bares dorëzon formularin te OFL, ja pasuria e ‘të fortit’ të Lushnjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga emrat më të lakuar që u përzgjodh nga OFL për të deklaruar pasurinë ishte dhe Saimir Taullau, rivali i përbetuar i Aldo Bares.

Ditën e djeshme Taullau dorëzoi pranë OFL formularin për deklarimin e pasurisë, i asistuar dhe nga avokati i tij Detar Hysi.

Kujtojmë se OFL i dha afat Taullaut 48 orë për të dorëzuar këtë formular ku të deklaronte pasurinë, ose përndryshe në rast se nuk do i justifikonte burimet e të ardhurave do ti sekuestroheshin të gjitha asetet.

Tri ditë më parë, OFL-ja bëri të ditur se i kishte dërguar formularin për deklarim Taullut, i cili sipas njoftimit është subjekt i ligjit për shkak të një dënimi të marrë për shitje të narkotikëve.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Saimir Taullau rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me zyra në Lushnjë, me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në vitin 2017, Taullau i ka shpëtuar një atentati, duke marrë vetëm një plumb. Ai njihet si biznesmen në Lushnjë, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi e Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares.

Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes pjesëtarët e këtij grupi, me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnjë. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.

 

Pas

“Mirë se ju gjeta” vetëprezantohet ambasadorja e SHBA Yuri Kim, tregon 3 prioritetet e saj në Shqipëri (VIDEO)

Para

Panik pranë selisë së PS/ Arrestohet Vladimir Gjuta, kapet me pistoletë gati për të qëlluar

Para
Panik pranë selisë së PS/ Arrestohet Vladimir Gjuta, kapet me pistoletë gati për të qëlluar

Panik pranë selisë së PS/ Arrestohet Vladimir Gjuta, kapet me pistoletë gati për të qëlluar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar