• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shoqërohet në polici dhe i sekuestrohet makina e blinduar biznesmenit Dashamir Gjoka

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Shoqërohet në polici dhe i sekuestrohet makina e blinduar biznesmenit Dashamir Gjoka
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni “Forca e Ligjit”, OFL dy ditë më parë i dërgoi biznesmenit nga Shijaku formularin e deklarimit të pasurisë ku duhet të faktojë para drejtësisë së re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, SPAK dhe GJKKO se pasuritë e tij janë me burime të ligjshme dhe të ardhura të justifikuara.

Por pasi i kërkuan që të plotësonte formularin e deklarimit të pasurisë, OFL i ka bllokuar automjetin biznesmenit Dashamir Gjoka. Ky i fundit, rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.





Ndërkohë, sipas informacioneve mësohet se është bllokuar mjeti por nuk dihet se nëse bllokimi i mjetit ka të bëjë më pasuritë e paligjshme, që sipas policisë ai disponon. Kujtojmë që kohë më parë, pikërisht kjo makinë e mbrojti biznesmenin nga një atentat. Ndërsa në momentin e atentatit ndodhesh së bashku me vajzën në makinë.

Në njoftimin e policisë në vitin 2017 thuhej se në vendin e quajtur “4 Rrugët-Shijak” në afërsi të Xhafzotajt ishte qëlluar me armë në drejtim të makinës së Dashamir Gjokës.

Nga atentati i dështuar  te konfiskimi i pasurisë
Gjoka, pronar i disa bizneseve i shpëtoi një atentati në gusht 2017 tek “Katër Rrugët” e Shijakut. Policia tha se ishin dy vëllezër që tentuan ta vrisnin për shkak të një konflikti të vjetër. 25 plumba u zbrazën mbi biznesmenin, por për shkak se ndodhej në një makinë të blinduar ai mundi të shpëtonte bashkë me familjen e tij.

Ndërkohë me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij, nga Durrësi. Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se “me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale ‘shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘trafikimi i personave’, të parashikuara nga nenet 114 dhe 110/a të K.Penal, duke qenë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’”.

Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;

Pasuria e sekuestruar
Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.
Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

Pas

Nderimet e fundit të këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha, familja njofton për varrimin

Para

Policia blindon Fierin/ Kontrolle të befasishme, dhjetëra efektivë të armatosur

Para
Policia blindon Fierin/ Kontrolle të befasishme, dhjetëra efektivë të armatosur

Policia blindon Fierin/ Kontrolle të befasishme, dhjetëra efektivë të armatosur

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

nga Fast News
08:30 | 15/07/2025
0

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

nga Fast News
08:00 | 15/07/2025
0

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

nga Fast News
16:31 | 14/07/2025
0

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

nga Fast News
16:22 | 14/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike për aksionin e qeverisë: Dëmton turizmin

08:30 | 15/07/2025
Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

Nisin fluturimet direkte Rinas-Amsterdam

08:00 | 15/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar