Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

VKM/ Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar një fond prej 740.08 milionë lekësh për shpërblimin financiar të 2,750 punonjësve të Policisë së Shtetit, për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 19 tetorit 2026 dhe parashikon dhënien e shpërblimit për efektivët përfitues, si dhe shtimin e buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas vendimit, fondi prej 740 milionë e 80 mijë lekësh do të shtohet në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktojë listën emërore të punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin justifikues, si dhe do të kryejë procedurat për dhënien e shpërblimit.

V E N D I M
PËR

DHËNIE SHPËRBLIMI PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE PËR NJË SHTESË NË BUXHETIN E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, MIRATUAR PËR VITIN 2026

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.
  2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.
  3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.
  4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.
  5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

AI po i bën punonjësit të duken më të aftë nga sa janë, çfarë zbulon studimi?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

VKM/ Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë

nga Fast News
22:19 | 19/10/2026
0

AI po i bën punonjësit të duken më të aftë nga sa janë, çfarë zbulon studimi?

AI po i bën punonjësit të duken më të aftë nga sa janë, çfarë zbulon studimi?

nga Fast News
17:12 | 19/10/2026
0

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

nga Fast News
14:36 | 19/10/2026
0

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

nga Fast News
14:34 | 19/10/2026
0

Recent News

VKM/ Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë

22:19 | 19/10/2026
AI po i bën punonjësit të duken më të aftë nga sa janë, çfarë zbulon studimi?

AI po i bën punonjësit të duken më të aftë nga sa janë, çfarë zbulon studimi?

17:12 | 19/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora