• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Është i paprekshëm nga ligji” Paloka nxjerr emrin e të ‘fortit’: I shërben pushtetit të Edi Ramës

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Është i paprekshëm nga ligji” Paloka nxjerr emrin e të ‘fortit’: I shërben pushtetit të Edi Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me anë të një deklarate për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke i kërkuar arsyen se përse nuk hetohen pasuritë e Agron Xhafës, Saimir Tahirit dhe miqve të Taulant Ballës.

Në fjalën e tij Paloka e cilësoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj si  të paprekshëm nga ligji pasi sipas tij ai dhe vëllai i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës.



DEKLARATA E PLOTE E NENKRYETARIT TE PD EDI PALOKA

Me Edi Ramën në krye të qeverisë dështimi i të ashtuquajturit ligji antiKÇK është i garantuar, njësoj siç dështoi ligji Antimafia për të goditur pasuritë e krimit.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm nuk u prek dhe nuk u sekuestrua pasuria e asnjë trafikanti droge, të lidhur me pushtetin, por ata morën pasuri publike, miliona euro tendera dhe koncesione.

Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj. Vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk u hetua asnjëherë për pasuritë e tij, megjithëse është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Është provuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve:

  1. A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t’u verifikohet pasuria?
    2. Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK?
    3. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës?

48 orë janë të mjaftueshme për të sqaruar opinionin publik, i cili, në çdo sondazh shprehet në shumicë dërrmuese se nuk i beson qeverisë së Edi Ramës as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin dhe për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

Shqipërisë nuk i duhen ligje, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që nuk është ortak i krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund ta sigurojë këtë. Ne treguar se kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

 

 

Pas

Si i ka dalë parashikimi Besnik Mustafait për Edi Ramën?!

Para

Aksident fatal/ Po ktheheshin nga puna, humbin jetën 2 mësues

Para
Aksident fatal/ Po ktheheshin nga puna, humbin jetën 2 mësues

Aksident fatal/ Po ktheheshin nga puna, humbin jetën 2 mësues

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar