Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës globale për shkak të frikës nga epidemia e koronavirusit e përhapur në Kinë por që ka prekur edhe disa shtete të Europës, ndërsa kjo do të shërbejë si një masë trajtuese dhe parandaluese e virozës vdekjeprurëse në Kinë dhe shtete të tjera të globit.
Somalia e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të rritjes së madhe të numrit të karkalecave të shkretëtirës në pjesën lindore të Afrikës.
Ministria e Bujqësisë në këtë shtet tha se karkalecat paraqesin kërcënim të madh për sigurinë e ushqimit për shkak se ushqehen me sasi të madhe të bimëve të ndryshme.
Ekziston frika se situata nuk do të mund të merret nën kontroll para fillimit të të vjelave në muajit prill, shkruan “BBC”.
Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i karkalecave në Somali dhe Etiopi është më i madhi në 25-së vitet e fundit.
Për më tepër, Kenia fqinje nuk është përballur me një kërcënim kaq të madh në 70-të vitet e fundit, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, Somalia është shteti i parë në rajonin e Afrikës Lindore që e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të numrit të madh të karkalecave.
Për shkak të gjendjes së paqëndrueshme të sigurisë dhe rrezikut nga sulmet e mundshme të militantëve, autoritetet nuk mund t’i përdorin aeroplanët për shpërndarjen e insekticideve përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë luftën kundër insekteve të dëmshme.