Operacionet e policisë për arrestimin e personave që dyshohet se urdhëruan dhe rrëmbyen Jan Prengën janë zhvendosur nga Shijaku në Shkodër. Forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në orët e para të mëngjesit të së enjtes në disa banesa, objekte të braktisura dhe magazina, por pa mundur të arrestojnë ndonjë person.
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin Opinion ka zbardhur se çfarë përmban videoja që ka në dorë policia mbi torturimin e 49-vjeçarit.
Klodiana Lala: Dyshimet që hodhëm ne këtu në emision, lidheshin me faktin se si policia provonte faktin e vdekjes së Jan Prengës. Në bodrumin e resorin kanë qenë të instaluara kamera me rezolucion të lartë dhe kanë filmuar çdo gjë. Të gjithë kamerat e tjera të resorit janë shkatërruara. Këtë nuk e di nëse kamera në bodrum ka qenë e vendosur nga policia po nga pronarët e resorin. Ka një material të gjatë filmik, që kur hyn Range Rover, nxjerrja e trupit. Ata e kanë nxjerrë trupin, e kanë zhveshur, i kanë zhdukur rrobat. E kanë futur në një furgon të mbyllur. Të gjithë personat që janë marrë me këtë pjesë kanë ndërruar rrobat e tyre, janë pastruar me… Ata kanë dalë nga resorti, fugoni është ndjekur me dron në lartësi, dikur në fshatin Pjesëz është humbur kontakti me furgonin. Atu është regjistruar edhe makina Range Rover, nga kamera e një servisi. Trupi është nxjerrë në orën 20: 38. Mbi bazën e atij materiali filmik janë identifikuar të gjithë personat që janë marrë me rrëmbimin dhe torturimin e Jan Prengës.
Nga hetimet e deritanishme, janë arrestuar 5 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.