Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka folur për problemet madhore të cilat po has Shqipëria ditët e sotme.
Ai numëron disa prej tyre: varfërinë, ekonominë në kolaps, borxhin, koncensionet abuzive, kriminelët, sundimin.
Në fund të reagimit të tij, Manjani jep edhe atë që e quan mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës.
Ai thekson se nuk janë as protestat e as ftesat për revolucione, por vetëm idetë dhe projektet për zgjidhje, që mund të sjellin ndryshimin në vendin tonë.
Por ish-numri 1 i drejtësisë shqiptare shton ndër të tjera se është në pritje të dëgjojë një zgjidhje, ide, projekt apo qoftë dhe një premtim.
REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT
Jam plotësisht dakord që:
- Varfëria dhe dallimet ekonomike janë rritur,
2. Ekonomia është në kolaps,
3. Borxhi është frikshmërisht i rritur,
4. Korrupsioni është rritur,
5. Koncensionet abuzive po zhdukin pasurinë publike,
6. Rrogat e pensionet mizerje nuk janë rritur,
7. Droga e informaliteti mban ende në këmbë kët farë soj jetese të pasigurtë,
8. Shteti u kolaps në variantin më të keq të mundshëm,
9. Territori po shfaroset njësoj si nën masa genocidi,
10. Demokracia është bërë fiksion,
11. Ligji i shkruar nuk sundon e as ekziston,
12. Politika ka gjithnjë hallet e veta,
13. Populli nuk vendos për asgjë,
14. Kriminelë, të fortë e parelinj sundojnë politikën e vendimarrjen,
15. Reformat janë fiksion ende jo realitet,
17. Rruga drejt Europës është larguar pavarësisht deklaratave prej lëmoshe që marrim,
18. Damka si kriminelë e trafikantë është më e madhe se asnjëherë më parë,
19. Nuk qeverisemi por sundohemi,
20. Fjala e mendimi i lirë kushtojnë më shumë se kurrë më parë.
Jam dakort me kaq e jo vetëm.
Por nuk po shoh e as dëgjoj se ÇFARË DO BËJMË?! SI DO TI ZGJIDHIM këto çështje, për të cilat jemi DAKORT?!
Këtu kemi ngelur…
Qartësisht me protesta e me ftesa për revolucion nuk kemi gjë në terezi.
Besoj me mend në kokë, me ide e projekte zgjidhje mund të fillojmë të bëjmë ndo jë gjë…
Sidoqoftë po pres të dëgjoj diçka. Një zgjidhje, një ide, një projekt apo qoftë edhe një premtim.