Ditën e djeshme është hedhur shorti dhe është bërë e ditur dhe renditja e Shqipërisë, se kur do të performojë. Arilena do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në rradhë.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm përfaqësues të shteteve ku “Eurovision”-i u zhvillua vitin e kaluar, dhe ata të shtetit ku kompeticioni do zhvillohet këtë vit.
Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 Maj, nata e dytë më 14 Maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 Maj.
Eurovision 2020 do të mbahet në muajin Maj në Roterdam, Hollandë. Ky është festivali i 65 i këngës në Eurovizion dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Arilena Ara.