Ende vijojnë të dalin detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, në zonën e Kamzës më 17 janar.
Numri i personave që janë të përfshirë në këtë krim, i cili ka ndodhur për ti bërë presion të vëllait të viktimës në lidhje me trafikun e kokainës, mesa duket është shumë i madh.
Nëse anëtarët e familjes Hajri, kanë qenë ata që realizuan pengmarrjen, mesa duket të tjerë persona kanë qënë porositësit e kësaj ngjarje të rëndë, të cilët vinë nga bota e krimit dhe e drogës.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot se janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Më poshtë, janë dhe identitetet e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.
G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.
K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.
D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.