• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Opozita kaloi një vit me aventura”, ja si do luftoj Rudina Hajdari që të ndryshoj sistemin

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Opozita kaloi një vit me aventura”, ja si do luftoj Rudina Hajdari që të ndryshoj sistemin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor, për ta bërë atë me lista të hapura në mënyrë që të nxiten qytetarët për të votuar.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari deklaroi se Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri teknike.

“Nuk ka ngelur shumë kohë, 15 marsi është shumë afër. Do jetë datë e vështirë për tu kapur nëse do parashtrohen të gjitha temat. më e rëndësishme ngelet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Afatet që janë dhënë në tryezë janë afate që do diskutohen ato tema. Në komisionin e reformës zgjedhore kemi pasur 2-3 propozime konkrete që do diskutohen dhe në këshillin politik. Roli im për të çuar këtë axhendë përpara. Unë do luftoj deri në fund që ky sistem të ndryshojë dhe të ketë një shtytje për qyt shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Nuk besoj se shqiptarët janë në nevojë të një qeveri teknike apo të një qeverie të përbashkët. Ne i kishim këto kushte në 2017 dhe më vonë PD nuk i pranoi ato zgjedhje. Sistemi aktual është i diktuar nga kryetarët e partive. Unë mendoj nëse do ketë një çlirim pozitiv të energjive, mendoj që Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit, hapja e listave. Mos prisni që ambasada, BE apo kushdo të vijë dhe të thotë ndryshojeni sistemin. Duhet ta ndryshojmë ne”, deklaroi Hajdari.

Sa i përket aludimeve për një marrëveshje mes partive të mëdha për të mos ndryshuar sistemin, ajo theksoi se logjika të çon që ka një marrëveshje.

“Opozita ndodhet në një pozicion të vështirë dhe të sikletshëm për shkak të një viti me aventura. Logjika të çon që po ka një marrëveshje. Do ishte në interesin e opozitës jashtëparlamentare ndryshimi i sistemit. Hapja e listave besoj se do forconte pozitën e disa partive jashtë sistemit. Opozita mbahet nga individët por nëse krijon disa individë të fortë mund të krijojë qeverinë e nesërme. Nuk më shqetësojnë zgjedhjet e parakohshme. Në kushtet që jemi duhet një lloj ndryshimi por duhet marrë koha e duhur. Hapi më i rëndësishëm është që të përmbyllim reformën zgjedhore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa reformën zgjedhore”, u shpreh ajo.

Sa i përket votës së emigrantëve, Hajdari deklaroi se është një propozim që i ka munguar Shqipërisë dhe i përqafuar nga gjithë vendet e rajonit.

“Është çështje administrative dhe duhet gjetur një taktikë si mund ta realizojmë këtë sa më shpejt. Mendoj se do ndryshonte shumë klimën politike në vend. Në mënyrë elektronike ose pranë konsullatave, thjesht ne duhet të biem dakord se sa zgjat ky proces sa mund të realizohet”, u shpreh deputetja e opozitës së re parlamentare.

Ajo theksoi se ndryshimet kushtetuese do ndodhin nëse ka ndryshim të sistemit. “Ajo që është e rëndësishme është se ne nuk po kufizojmë reformën zgjedhore. Edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR, ka nga ato që mund të duan ndryshime në Kushtetutë. Nuk mund të kufizohemi tek kodi zgjedhor”, tha Hajdari./Balkanweb/

Pas

“I putha për herë të fundit”, prindërit e binjakëve tregojnë momentet prekëse

Para

Makina i përkiste një këngëtareje/ Pse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? (Detaje)

Para
Makina i përkiste një këngëtareje/ Pse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? (Detaje)

Makina i përkiste një këngëtareje/ Pse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? (Detaje)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar