Një ngjarje shokuese është rregjistruar në Kroaci. Trupi i një gruaje kroate është gjetur pas 18 vitesh në frigoriferin e të motrës.
Viktima, Jasmina Dominic, 23 vjeçe në vitin 2000, rezultonte e hubur prej vitit atij viti. Nërkohë, familja e saj e raportoi të zhdukur vetëm pas 5 vitesh, në 2005-ën. Pas pak kohësh i tha policisë viktima jetonte jashtë shtetit.
Oficerët e policisë gjetën trupin e saj brenda një frigoriferi në korridorin e shtëpisë së familjes në fshatin Pavlovec, në verilindje të kryeqytetit të Zagrebit, të shtunën. Zyrtarët kanë arrestuar motrën e viktimës, 45-vjeçaren Smiljana Srnec, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë, shkruajnë mediat kroate.
Zëdhënësi i policisë Nenad Risak tha se familja i kishte thënë policisë në të kaluarën se Dominic jetonte jashtë vendit.
“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve”, tha Risak duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic. “Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”, njoftoi policia.
Rasti ka tronditur Kroacinë, dhe shumë njerëz pyesin se si ishte e mundur që familja të kishte jetuar kaq gjatë me një trup të fshehur në shtëpi.