• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Mos ua bëni fëmijëve vaksinën e meningjitit!

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Mos ua bëni fëmijëve vaksinën e meningjitit!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sëmundja e meningjitit është bërë shqetësuese kohët e fundit, kur po raportohen disa të prekur dhe të paktën një rast me humbje jete.

Por a ka vend për alarm nga sëmundja e meningjitit dhe a duhet futur në programin kombëtar vaksina kundër kësaj sëmundjeje?

I ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania mjeku infeksionist Tritan Kalo u shpreh se nuk ka aspak vend për alarm dhe panik për sëmundjen e meningjitit. Kalo theksoi se meningitet janë të zakonshme për vendin tonë, por sa i përket incidencës ajo është vetëm 0,2 për 100 mijë banorë.

Sipas mjekut infeksionit, vaksina e meningjitit nuk është përfshirë në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm në vendin tonë për faktin e vetëm se tek ne infeksionet nga meningokoku nuk janë problem.

“Vaksina e meningjitit mbulon 75-80 %, nuk zgjat më shumë se 2 vjet dhe ka kosto. Mund t’i blejnë tek privati. Unë nuk i kam vaksinuar fëmijët e mi, dhe nuk kam asnjë arsye logjike, epidemiologjike dhe mjekësore, për t’i vaksinuar. Para fëmijëve të mi nuk mund të vë fëmijët e të gjithë të tjerëve, në kuptimin logjik, biologjik dhe mjekësor. Në vendin tonë këtë vit, vetëm një rast është izoluar. Dhe në këtë periudhë ka më shumë gjasa të kenë një prekje nga gripi. Një nga ndërlikimet e vetë gripit janë jo vetëm ato të aparatit respirator, por prekin edhe cipën e trurit”, – tha mjeku.

Duke theksuar faktin se tashmë po shkojmë drejt pikut të sezonit të gripit, mjeku infeksionist këshilloi të merren të gjitha masat për t’u mbrojtur prej tij përmes vaksinimit.

“Vaksina ka efekt. edhe pse mund t’i ketë zënë gripi. Kjo vaksinë nuk mbulon 100 për qind, nga 60 në 80 %, por përmes saj mund ta kalojnë më lehtë. Gripi vret si çdo sëmundje, por po pate kujdes mundësia për fatalitet zvogëlohet. Në mesin e shkurtit kemi kulmin e sezonit të gripit dhe mesi i prillit, fundi i prillit fillojnë e shuhen”, – tha z. Kalo.

Mjeku Tritan Kalo këshilloi që në këtë sezon gripi, krahas vaksinimit, që është efikas nga mosha 2 vjeç e sipër, të tregohet kujdes i shtuar për të shmangur sa është e mundur pasojat negative të gripit.

“Jo të përplasen në dyer e spitalit për një temperaturë që sapo ka filluar, masat e para duhen marrë në shtëpi. E dyta mund të paraqiten tek mjeku i familjes nëse simptomat nuk mposhten pas 48-72 orësh. Të evitojnë mjekimin përmes antibiotikëve. Ata nuk janë antiviralë, ata përdoren vetëm kur mjeku infektiv mendon se shenjat janë të lidhur me një infeksion bakterial që i mbivihet gripit”, – këshilloi mjeku Tritan Kalo.

(Marrë nga Euronews.al)

 

Pas

Aksion blic/ RENEA dhe efektivët e Vlorës kontrolle intensive në lagjen ’10 korriku’

Para

Deklaratë e fortë/ Ish-Ministri i Rendit: Banda e Lushnjes donte të më eliminonte

Para
Deklaratë e fortë/ Ish-Ministri i Rendit: Banda e Lushnjes donte të më eliminonte

Deklaratë e fortë/ Ish-Ministri i Rendit: Banda e Lushnjes donte të më eliminonte

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar