Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një cift bashkëshortësh, Petrit dhe Afërdita Laze mbetën të plagosur me armë zjarri brenda banesës së tyre në zonën e Alliasit.
Ata ranë pre e grabitjes nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshonin se brenda në banesë kishte një sasi të konsiderueshme parash.
E gjithë skena është parë nga vajza e tyre, D.Laze, 17-vjeç, që gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Pasi autorët janë futur në shtëpi, ata kanë kthyer përmbys të gjitha gjërat dhe janë përleshur me të dy bashkëshortët.
Çifti i bashkëshortëve merreshin dhe me biznes, ku prej vitesh janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir.
Gjatë grabitjes ata tentuan të mbronin pronën e tyre, por kjo gjë i ka irrituar grabitësit të cilët janë përleshur me ta dhe madje i kanë qëlluar me armë zjarri.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe identifikimin e autorëve.