Pas një turi në qytetet e vendit opozita udhëheq protestën e këtij 16 shkurti tek kryeministria. Për herë të parë për sot ka folur edhe kreu i PD Lulzim Basha, kur na ndan më pak se 1 orë nga startimi i protestës.
Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhen në selitë e forcave politike që ata përfaqësojnë.
Basha ka mbërritur në selinë e PD, rreth orës 09:40 dhe është shprehur shkurt për gazetarët se ‘asgjë nuk i ndal protestuesit’.
Sakaq, deputetet e tjerë të opozitës janë shpërndarë në njësi të ndryshme dhe pritet të bashkohen në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Kujtojmë se qytetaret kanë vendosur t’i përgjigjen thirrjes se kreut demokrat Lulzim Basha janë nisur herët nga rrethet. Sipas shifrave të raportuara nga PD, bëhet fjalë për 50 mijë qytetarë të nisur drejt Tiranës.