• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Kudo ka të çmendur, dhe mua më kërcënojnë” Tufa i përgjigjet Ramës: Po mbron qentë e ish-sigurimit dhe pitbullët e drejtësisë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
‘Kudo ka të çmendur, dhe mua më kërcënojnë” Tufa i përgjigjet Ramës: Po mbron qentë e ish-sigurimit dhe pitbullët e drejtësisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari i njohur Agron Tufa ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme në programin “Java” ku foli për kërcënimet ndaj tij dhe u shpreh se kudo ka njerëz të çmendur që bëjnë gjëra të tilla.

Në një postim në rrjetet sociale Tufa shkruan se pas kërcënimeve është drejtuar te instancat e larta të reagonin por sipas tij ata kanë kthyer vetëm reagime në mënyrë institucionale dhe formale.



Shkrimtari nuk ka ngurruar të publikojë dhe përgjigjet.

REAGIMI I PLOTE I AGRON TUFES

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:

Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtoju gjykatës. Nesë të kanë kërcënuar, dtejtoju Prokurorisë. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019);

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imuniteti, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, nandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen se “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete!

Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës.

Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të sodotësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!

 

Pas

U nis nga Shqipëria, kapet gomonia me emigrantë të paligjshëm, mes tyre gra e fëmijë

Para

Bëhuni gati! I ftohti i acartë ‘pushton’ nesër Shqipërinë, ja deri kur do të zgjasë

Para
Bëhuni gati! I ftohti i acartë ‘pushton’ nesër Shqipërinë, ja deri kur do të zgjasë

Bëhuni gati! I ftohti i acartë ‘pushton’ nesër Shqipërinë, ja deri kur do të zgjasë

Të Gjitha

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

nga Fast News
10:37 | 18/05/2025
0

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

nga Fast News
10:29 | 18/05/2025
0

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Recent News

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

10:37 | 18/05/2025
Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

10:29 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar