I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, kryeministri Rama ka folur për raportet e tij me kryedemokratin Basha. Ndërsa u pyet edhe për një mesazh, që për shumë kohë ka qarkulluar në media, ku sipas drejtuesit të emisiont Lorenc Vangjelit, Kryeministri i ka shkruar Bashës: O Lul ku po shkon o burrë, o Lul po i bie murit me kokë!
Kreu i qeverisë ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se komunikime me të ka pasur para djegies së mandatave dhe në ditët pas tërmetit, ku sipas tij i kishte kërkuar që të ishin bashkë.
“Jo nuk ka ndodhur asgjë e tillë, unë kam komunikuar për herë të fundit pas tërmetit i kam thënë se duhet ë jemi bashkë, një mesazh i tillë nuk ekziston. Komunikimet e me Bashën i kam pasur vetëm kur PD ka qenë në Kuvend”, tha Rama.